
Demokratë reflektoni, Foltore liro zyrat e PD!

PD zyrtare është partia e cila do bëjë shkëputjen e Shqipërisë nga tranzicioni; PD zyrtare është partneri më besnik në Shqipëri i SHBA-ve; PD zyrtare nuk është politikë allishverishesh e spekulimesh me lloj-lloj akrobacish korruptive dhe as politike amorale, vetëm për interesa të ngushta personale siç ka bërë PD-ja e elitës së vjetër drejtuese të saj, siç bën e është edhe Foltorja sot, e cila pretendon fitoren në aleancë me Ilir Metën e Vangjel Dulen.
Demokratë që po mbështesni Foltoren, po bëni gabim shumë të madh, po i bëni dëm të madh vetes tuaj, Partisë Demokratike dhe shqiptarëve; po konsumoheni dhe po harxhoni energji kot duke shkuar e mbështetur interesin personal të një individi e të një grupi interesi, kundër interesave tuaja dhe atij kombëtar të përgjithshmëm.
Po gaboni sepse po mbështesni atë grupim që nuk e njohin SHBA-të dhe as ligji shqiptar, si parti politike. Mos thoni nesër se nuk e ditëm, se do jetë vonë të pendoheni atëherë.
Mos harroni se SHBA-të, gjithmonë kanë mbështetur Partinë Demokratike. Demokratë është koha që të bashkohemi fort, por duke u ndarë nga e kaluara, nga tranzicioni e korrupsioni dhe të ndaheni nga ish-komunistët dhe ish-spiunët dhe jo t’i votoni ata.
Nuk është as demokratike, as nacionaliste e as konservatorizëm të hysh në koalicion politik me komunisto-socialistët dhe me ish-spiunët e shërbëtorët e komunizmit.
Foltorja nuk po lënë gjë pa bërë: duke sharë, shpifur, trilluar e sajuar kundër Bashës, Alibeajt dhe të tjerëve të PD-së institucionale për të çorientuar e helmuar opinionin e sidomos demokratët me qëllimin e vetëm që PD të humbë thellë në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, aq sa më armik politik i PD-së është Foltorja, se sa Rilindja dhe Edi Rama. Në një kohë kur krejtësisht ndryshe sillet PD zyrtare e cila as nuk fyen, as nuk përgojon askënd, por fton për bashkim, për pajtim dhe për të dalë, mbështetur dhe pranuar në zgjedhje edhe me kandidatët e Foltores.
Ju grupi i interesit që e keni shfrytëzuar PD-në vetëm për interesa personale e familjare e që jeni ata në krye të Foltores, pra njëkohësisht që jeni e vjetra politike e korruptuar, dhe që duhet të shkoni: lërini të lirë demokratët e vërtetë që të kthehen në shtëpinë e tyre, te PD-ja , dhe lironi zyrat e saj që i keni marrë peng.
Ju kandidatët për kryebashkiakë të Foltores e të LSI-së, lironi zyrat e Partisë Demokratike që keni uzurpuar dhe shkoni se i keni mjaftueshëm ato të Partisë së Lirisë të Ilir Metës.
Demokratë që keni mbetur akoma te Foltorja, kthjellohuni dhe kthehuni te shtëpia juaj, te Partia Demokratike.
Ejani te Partia Demokratike se ajo është e hapur dhe e lirë për të gjithë demokratët.
PD-ja sinqerisht ju ftoi shumë herë duke pranuar edhe kandidatët që i kishin votuar ata të Foltores që të kandidojnë për PD-në, dhe jo me socialistët LSI-istë e turlifarësh të tjerë.
Si mund t’i votojë demokrati, demokracia dhe qytetaria ata kandidatë të Foltores e të LSI-së të cilët mbajnë të pushtuara Selitë e Partisë Demokratike, dhe a u beson kush këtyre që nëse do fitojnë Bashkitë, a mund që Bashkitë të jenë institucione në shërbim të publikut e të qytetarëve, kur këta janë zaptuesit e Selive të PD-së institucionale e ligjore?!
Si mundet që këta kandidatë të Foltore-LSI, të pretendojnë se do fitojnë kur ata janë kandidatura të të shpallurve non grata dhe të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit?!
Dhe a mund të fitojnë ata kandidatë sado të mirë që të jenë, kur ata janë përfaqësues të atyre me rekorde korrupsioni e “non grata” për korrupsion dhe akoma më keq, janë kandidatë të atyre të cilët protestojnë kundër SHBA- ve?!
Demokratë kthjellohuni dhe shikoni përpara, mos lejoni t’u mbajë peng dhe prapa e kaluara dështake, penguese e bllokuese, e kaluara komuniste dhe ajo e korrupsionit.
Duhet ndëshkuar e dëbuar e vjetra, trashëgimia komuniste dhe ajo korruptive; duhet çliruar shoqëria dhe sistemi prej tyre. Mos u mashtroni prej atyre që flasin për “revolucion demokratik”, kur në fakt janë për regresin revolucionar, për ta mbajtur peng demokracinë, drejtësinë, shoqërinë dhe shtetin shqiptar.
Demokratë është koha dhe shansi ofron fitoren e PD-së, por koha është e shkurtër dhe në rast se nuk fitohen këto zgjedhje, kjo është e do vijë për meritë dhe si shërbim që Berisha e foltorja dhe socialistët e LSI-së po i bëjnë Rilindjes dhe Edi Ramës, “Trekëndëshit të Bermudës”.
Foltoristë mos e merrni për dobesi faktin se PD u liroi zyrat, pavarësisht se vendimi i një gjytari pro jush doli dhe rezultoi vendim bakalli, dhe këtë PD e bëri për hatër e në funksion të bashkimit, dlirësisë, tolerancës e mirësjelljes. Por sot përfundimisht kur kushtetuta, ligji, drejtësia e demokracia dhe ndërkombëtarët njohin si PD, këtë që është ligjore e zyrtare.
Duhet të lironi të gjitha zyrat e PD-së, sepse ajo është pronare ligjore e tyre, dhe zyrat nuk janë të uzurpatorëve foltoristë e lsi-istë. Lirojini, sepse atëherë do ndërhyjnë organet shtetërore e ligjore, e pastaj do të zhurmoni e shpifni siç e keni zakon; se ja zyrat i mori Rama dhe ua dha Bashës e Alibeajt, alibira të tilla djallëzore të cilat janë bërë të gërrditshme, të neveritshme e tepër bajate.
Gabimi që bënë nxitimthi disa deputetë të PD-së të cilët i kërkuan Bashës dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore 14 Majit 2023, i ka shkaktuar një zbrazëti të jashtëzakonshme PD-së sepse Basha ishte ai i cili udhëhoqi mjaft suksesshëm PD-në në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, pavarësisht angazhimit maksimal të të gjithë makinerisë shtetërore, potencialeve shtetërore, blerjes së votave nga Rama; pavarësisht se edhe mediat ishin mercenare të pushtetit dhe oligarkët financues të Rilindjes.
Dhe sikur nuk mjaftuan këto, kundër Bashës dolën edhe devijancat dhe tradhtinë që i bënë edhe ish deputetë e ish-personalitete të PD si dhe nga ata brenda saj, që sot janë te Foltorja.
-
-
Pakti kundër demokracisë dhe ndërhyrja e SHBA-ve
10 Shkurt, 12:50 -
Pa mëshirë dhe kompromis kundër të korruptuarve të të gjithë krahëve!
10 Dhjetor, 13:46

ide

Shkodra fisnike

Kosova mes neglizhencës dhe sigurisë!

Regjimi personalist, edhe shoqëria në kërkim të emrave
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128