
Era e komunizmit mos u ktheftë kurrë!

Megjithatë, shpesh gjendemi përballë faktit të tmerrshëm sesi ende sot në krye të vendit janë riprodhimet biologjike dhe ideologjike të fëmijëve dhe funksionarëve më të lartë të atij regjimi katran.
Kur i hyra politikës e dija se do të kisha përballë shumë prej atyre të cilët kanë qenë pjesë e kastës së zvarranikëve që ekzekutuan mijëra shqiptarë që mendonin ndryshe, pa mëshirë dhe me gjakftohtësi.
E atë realitet të trishtë dhe shurdhues, gri ashtu si fotot e asaj epoke, e kam jetuar në kurriz unë dhe familja ime. Është ironike sesi sot po të njëjtës dere, pjella komuniste i hakërrohet te dera për t’i prishur një pjesë të tokës që është legjitime, pronë e familjes Tase ndër breza.
Dje ishim armiqtë e popullit, ndërsa sot për ҫudi etiketohemi nga ish sekretarë dhe ish funksionarë si palë me ata që na lanë gjithë jetën në mjerim.
Solidarizohem sot me gjithë ato familje, njerëz, viktima që kanë vuajtur njësoj si ne, kush më shumë e kush më pak në terrorin Enverian.
Zoti e di ҫ’kanë hequr shpirtrat e atyre nënave që nuk kanë pasur një varr ku të qanin fëmijët. Regjimi i absurdit, sa herë e risjell në vëmendje më bën të mendoj sa shumë dëm i ka bërë një i lajthitur një kombi.
Historia përsëritet. Një tjetër i lajthitur është kthyer sot ë kërcënimin më të madh që po i bëhet demokracisë në gjithë këto vite post komunizëm.
Jemi në një moment kritik dhe në mendimin tim, ndryshe, duhet të nisim me urgjencë betejën për të eleminuar nga politika shqiptare ҫdo rudiment të komunizmit dhe ҫdo fije të tij të mbartur nga e shkuara.
Pa shporrur fantazmën e Enverit nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë njëherë e përgjithmonë, demokracia jonë do të mbetet e lëkundur dhe e kompromentueshme.

Fijet e nëndheshme që lidhin Sali Berishën me Edi Ramën!
ide

Gëzuar 1 prillin, ditën e ngjalave të Metës!


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128