Lindita Nikolla, si vazhdimi i linjës Zhukri, Celibashi…Rama!

20 Shtator 2023, 16:48 / IDE NGA SIDI HASANAJ

Lindita Nikolla, si vazhdimi i linjës Zhukri, Celibashi…Rama!

Ka një fakt të qëndsishëm në rolin e Edi Ramës në mes të konfliktit brenda kampit të Partisë Demokratike.

Përtej mjegullës që ngre propaganda e financuar nga milionat e korrupsionit të Rithemelimit, ku është krijuar tashmë klisheja vulgare se “Rama po i jep vulën Bashës”… faktet janë të qarta e të provuara për të disajtën herë:

• Që në fillim të Kuvendit të PD-së më 18Dhjetorë 2021, Edi Rama personalisht dhe mediat e tijë trumbetonin akuzën e Berishës se “ç’është ky kuvend ku ulën katër mijë delegat. Përtej debatit vulgar sa delagat të PD ishin ulur në karrige e sa ishin të pranishëm në sallat e tjera, përse duhej KM i vendit dhe kryetari i një partie tjetër si PS të hynte në debatin qesharak të një kampi tjetër?

Në fakt ky ishte një presion i Ramës, presion ndaj Gjykatave!

• ky presion i kryeministrit të Shqipërisë, bashkangjitur me presion e Berishës bëri që në Gjykatën e shkallës së parë, shorti për çështjen e Kuvendit të PD dhe atij të Rithemelimit ti kalonte Agron Zhukrit. Në atë kohë sekretari i përgjithshëm i PD, G.Bardhi bëri egzaktësisht këtë deklaratë:

“shoferi i Rilindjes Demokratike që e mori Sali Berisha, nga shofer e bëri gjyqtarë, për shkak që e kishte mik familje, për shkak se bashkëshortja e vet ishte sekretare personale e Berishës, është drejtësia e kulluar në këtë vend.”

E për hirë të së vërtetës, Bardhi foli për fakte kokëforte… ashtu si ishte fakt që KM Rama ndërhyri për të zgjedhur ish shoferin e RD, Zhukrin që të bënte kamikazin e Sali Berishës.

Por përsëri kjo tentavi e dëahpuruar e Ramaës e Berishës për ti kaluar vulën e PD Rithemelimit, dështoi… pasi në Gjykatën e Apelit vula i kaloi subjektit që ishte në sinoret e ligjshmërisë … sepse Demokracia pa ligje është Anarki!

E njëjta tentativë e Ramës u përsërit haptazi dhe shëmtuar në zgjedhjet e 14Majit, ku ish ZV. Kryeministri i Ramës, Celibashi (kësaj here nën petkun e kryetarit të KqZ) bëri tentative të dëshpëruara e anti ligjore për ti dhënë legjitimitetin Rithemelimit, duke arritur edhe në vetëdiskretitim kur tha se “Unë PD njoh Berishën, por çfarë ti bëj ligjit”. Pas kamikazit Zhukri, Rama i nisi Berishës kamikazin Celibashi… por përsëri pa asnjë rezultat pasi Organet më të larta si Kolegji Zgjedhor, kthehu “hakun te i Zoti” te ligjshmëtia dhe institucinet!

Por Kamikazi Celibashi, provoi përsëri të bënte atentat ndaj ligjit dhe institucioneve, kur vetëm pak ditë më parë tentoi që postin e PD tja kalonte partisë së Ilir Metës në zgjedhjet e Kukësit… përsëri theu turinjtë në Gjykatën Kushtetuese!

Ditët e fundit, Rama mesa duket ka nisur një tjetër “kamikaze” drejt Partisë Demokratike, por kësaj here kamikaze politike si LINDITA NIKOLLA.

E njëjta Lindita Nikolla e cila para pak muajsh ju fotografua biseda në whatssup me Flamur Nokën ku “Muli” i shkruante në konfidenca tepër miqësore egzaktësisht:
“Edhe një herë Berisha fjalën për procedurë dhe ikim ne"… dhe Lindita nxitonte pa asnjë ngurrim ta zbatonte kërkesën e Nokës.

Sot Lindita Nikolla, po bën piruetat e rradhës, si kamikazja e Ramës në avionin e Berishës:

Po anashkalon çdo ligj dhe nen kushtetues përsa i përket caktimit të znj.Flutura Açka si kryetare e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Është e qartë se subjekti politik që është në regjistrat e Shtetit Ligjor (Gjykateve, KQZ etj) bën kërkesë te kryetarja e Kuvendit për të caktuar se kë dëshiron ky subjekt politik (PD në rastin konkret) të emërojë si kryetare të grupit të tijë parlamentarë.

Sipas ligjit, kushtetutës, rregullores së Kuvendit, kjo është linja ligjore … nuk është as aritmetika e numrave (se 25është me e madhe se 12) dhe asgjë tjetër.

Handikapi është se këtë shpjegim ligjor, Nikolla e artikuloi vetë para 2 seancash patlamentare në mënyrë të qartë… ndërkoha sot nuk pone zbaton!

Mesa duket përsëritet si “deja vu” skenari me kamikazë të nisur nga Rama me avionët ruso-kinez të Berishës drejt Partisë Demokratike…

Por ashtu si dështoi Zhukri dhe Celebashi, ashtu do dështoi dhe Lindita Nikolla.

Po ndodh...

ide