Lulzim Basha, gati për tu rikthyer!

11 Prill 2023, 17:49 / IDE NGA ALBAN DACI

Lulzim Basha, gati për tu rikthyer!

Ka një debat në lidhje me rikthimin ose jo të Lulzim Bashës!

Madje, ka edhe nga ata që thonë, se në fakt Basha nuk është larguar asnjëherë!

Debati në lidhje me Bashën ka disa këndvështrime dhe ato duhet të interpretohen dhe të kuptohen sipas rastit nga ku vijnë:

- Foltorja, sot në koalicion me Partinë e Lirisë nën siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë”, përpiqet herë ta evitojnë Bashën, herë të tjera ta sulmojnë e ndonjëherë shtiren ta trajtojnë sikur të mos jetë më një problem për ta.

Në fakt, nëse shikojmë intensitetin e sulmeve që vijnë nga ish Foltorja, kuptojmë që në fakt se Basha është kundërshtari i tyre më i fortë, ose më mirë të themi, kundërshtari i vetëm në lidhje me të ardhmen e PD dhe se kush duhet ta drejtojë atë në një dimension të ri politik, juridik e po ashtu edhe në përbërje/kompozicion.

Në një linjë me Foltoren janë edhe disa analistë, gazetarë apo njerëz të medias që përpiqen ta sulmojnë e shpesh herë edhe në tentativë për ta denigruar duke e konsideruar si të paaftë, pa mbështetje, pa karizëm dhe pa energji për të qenë lider;

- Brenda PD aktuale, ka një rrymë e cila është thuajse hapur kundër mundësisë së rikthimit të Bashës e këtë e argumentojnë me faktin se ai nuk ka çfarë të sjellë më në PD, sepse ai i pati të gjitha mundësitë dhe nuk diti t’i përdorte.

Në këtë grup bëjnë pjesë ata që bëjnë llogari personale të forcës dhe pushtetit dhe mbeten në një dilemë të thellë mes Bashës e Berishë.

Ky- grupim për shkak të faktit se Basha bëri një hap mbrapa pikërisht për të mos nxitur përçarjen e po ashtu nga ana tjetër, Berisha, jo vetëm nuk bëri një gjë të ngjashme me të Bashës, por vendosi të gjithë energjitë për t’i marrë Bashës çdo hapësirë politike në Opozitë dhe tek PD- ky grup ka filluar të besojë se forca dhe pushteti janë në anën e Berishës e për këtë arsye po presin mënyrën sesi mund t’i ribashkohen këtij të fundit duke shpresuar të sigurojnë ndonjë mundësi rikandidimi në zgjedhjet e përgjithshme në 2025, por sipas gjasave të mia edhe më parë mund të bëhen;

- Ekziston edhe një grupim tjetër kryesisht në cilësinë e vëzhguesit, që edhe pse janë kundër Berishës ose berishizmit, nuk janë as me Bashën e këto argumentojnë se Basha nëse vendos të rikthehet duhet të rikthet me ide e politika të reja. Ky grupim nuk është shumicë, por në të ardhmen ka shumë gjasa të jentë me Bashën dhe po ashtu të bëhen pjesë e një reformimi të ri të PD;

- Gjithashtu, Brenda PD, jashtë saj si dhe disa personalitete të spikatura mediatike janë të idesë se Basha duhet të rikthehet, sepse është në të drejtën e tij ta bëj një gjë të tillë.
Ka disa të vërteta në lidhje me rikthimin e Bashës:

- Askush nuk e ndalon atë ta bëj një gjë të tillë;

- Ka dhënë dorëheqje si Kryetar, por vazhdon të ketë një impakt të rëndësishëm dhe po ashtu realisht grupimi i tij që shkon përtej PD që jemi mësuar të kemi në këto vite, nuk është angazhuar plotësisht si brenda PD dhe jashtë saj, sepse po presin rikthimin e tij;

- Basha u largua nga PD me një linjë të re politike, më të guximshëm në 30 vitet duke cituar e krijuar sloganin “ Trekëndëshi Bermudës”;

- Askush nuk është më i fortë se Basha në PD aktuale dhe askush nuk e njeh më mirë forcën politike që e ka drejtuar në vitet fundit;

- Basha, ka një eksperiencë të rëndësishme në politikën e jashtme dhe ka një mbështetje të kënaqshme në arenën ndërkombëtar, kriter shumë i rëndësishëm për atë që duhet të jetë kryetar i PD në këto momente të turbullta në Rajon dhe në Kontinentin Europian;

- Lulzim Basha, është i vetmi që në çdo moment dhe në rrethana të reja pas zgjedhore ka mundësi reale të jetë një frymëzim, garanci dhe besim për të ndihmuar bashkimin e PD, duke përjashtuar ata që tashmë janë të pa bashkueshëm;

- Lulzim Basha, sipas të gjitha gjasave, pas një viti që dha dorëheqjen e duke parë se arsyet për të cilat ai u dorëhoq nuk dhanë asnjë nga pritshmëritë sidomos nuk ndodhi asgjë me çështjen e mundshme të Bashkimit, po përgatit për tu rikthyer në kreun e PD. Sigurisht ky rikthim do të jetë një format krejt i ri dhe ndryshe nga ato që jemi mësuar në PD.