Në borxh me Lulzim Bashën, të gjithë duhet të kërkojnë falje!

24 Janar 2024, 12:33 / IDE NGA MIRELA KARABINA

Në borxh me Lulzim Bashën, të gjithë duhet të
Zëri Amerikës (VOA) në kronikën e dhënë, më 22 janar, në lidhje me hetimin e drejtësisë amerikane mbi Dosjen McGonigal, vë në dukje se në rastin e Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj z. Lulzim Basha nuk ka asnjë veprimtari të paligjshme.

Pra, asgjë e vërtetë me finacimet ruse të Partisë Demokratike!

Por si një lukuni shtrigash prej dy vitesh të gjithë, politikanë e opinionistë, iu turrën Lulzim Bashës duke përbaltur figurën e tij me akuza të rreme të gatuara nga imoraliteti politik shqiptar.

Asgjë më shumë nuk bënin vetëm se përligjnin, disa në dijeni dhe disa për inerci, investimin ogurzi të Edi Ramës, për të eleminuar politikisht Lulzim Bashën dhe ndalimin e ardhjes në pushtet të PD-së, investim ky i nisur që më shtator të 2017-ës.

Po pse Rama vuri në rrezik karrierën e tij politike dhe jo vetëm, për të eleminuar politikisht Z. Basha?

Zullumet që ka bërë në dëm të vendit të tij dhe kusuret ndaj qytetarëve shqiptarë duket që e kanë çuar kaq larg, në korruptimin e një funksionari të lartë të një prej institucioneve të krenarisë amerikane, FBI-së.

Mendjeshkurtër dhe i korruptuar!

Por është për të ardhur keq që lukunisë së përbaltjes ndaj Z. Basha, krahas mazhorancës, iu shtua dhe levizja Foltore e Sali Berishës që fliste me gjuhën e Edi Ramës kundër Kryetarit të PD-së. Madje shkuan dhe më tëj me ngritjen e komisionin auditues “Mandia”, medemek për të nxjerrë të vërtetën në lidhje me financimet ruse.

E paprecedentë dhe e turpshme!

Po tani?!
Që hetimi amerikan ka nxjerrë në dritë të vërtetën, që Edia Rama ka paguar ish agjentin e FBI-së për të goditur Partinë Demokratike dhe nominalisht Lulzim Bashën?!

Tani të gjithë janë në borxh me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike, por jo vetëm.

Pasi dëmi është i madh.

Me qëndrimet dhe shpifjet e tyre kanë penguar demokracinë, goditur pluralizmin dhe kanë minuar rrotacionin politik.

Ndaj sot, do të ishte në të mirë të kërkonin falje publike për gjithë narrativën e shpifur dy vjeçare.

 

Po ndodh...

ide