
Një koment për ATA që po vjellin vrerë edhe në vdekjen e Ismail Kadaresë

Më shumë se vdekja e kolosit të letërsisë shqiptare, sot në mëngjes më trishtuan mijëra komente në rrjete sociale me sharje, vrerë, mallkime, fyerje, ofendime apo ngazëllime:
- Janë ata që duan më shumë partinë se Shqipërinë.
- Janë ata që duan kryetarin më shumë se gruan dhe familjen e tyre
- Janë ata që besojnë se feja është më e rëndësishme se kombi.
- Janë ata që në emër të anti-komunizmit, kanë në krye komunistin e fundit në Europë.
- Janë ata që merren me jetën private të tjerëve, por familjet tyre i kanë degraduar.
- Janë ata që në vdekje nuk respektojnë traditat dhe zakonet.
- Janë ata që gjoja besojnë në Zot, por prishin funeralet dhe xhenazet.
- Janë ata që duan ta bëjnë pis, vetëm se jetoi disa vite në Paris, dhe patriotizëm quajnë vetëm të punosh gjithë jetën në “Kurvelesh”.
- Janë ata që predikojnë moral, por pështynë çdo të gjallë dhe të vdekur.
- Janë ata që kanë jetaur të frustruar si anonim dhe vjellin çdo funeral legjendash.
- Janë ata që shpirtin e kanë plot mllef dhe gojën plot helm.
- Janë ata që s’kanë lexuar asnjë libër, dhe mbushin fletët e grisuara me fara kungulli.
Lamtumirë o shqiptar i madh, por që nuk të meritonin mijëra njerëz të vegjël.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128