Opozita e thyer

30 Prill 2023, 10:03 / IDE NGA ZEF NDREKA

Opozita e thyer

Boshti i opozitarizmit ka vite që është thyer në mes. Ka dy vite që e ka këputur në dysh Sali Berisha. Beteja e thyerjes apo këputjes në mes nisi pak përpara zgjedhjeve të 21 prillit të 2021, kur Lulzim Bashës iu kërkua largimi i Berishës nga PD-ja dhe më tej, mos kandidimi i tij në zgjedhjet parlamentare të atij viti.

Siç rezultoi, kjo paska qënë vija ndarëse dhe pengesa reale e humbjes së PD-së, ose me saktë të njohjes së zgjedhjeve të grabitura të PS-së që u pranuan të rregullta ende pa dalë rezultati nga SHBA-të.

Zgjedhjet u fituan me ndërhyrjet në ligj e në marrëveshje, sidomos ajo e fillim prillit me firmosjen në shtëpinë e Ambasadores amerikane.

Kishte kohë që çifti Berisha-Meta nuk e mbështeste Bashën, përkundrazi, njëri heshti në fushatë, tjetri kompromentoi me hunj, sfurk, leva e sëpata opozitën. Thirrjet e ish presidentit spiun Metaj e dëmtuar opozitën.

Kështu vazhdojnë edhe sot. Koha e tyre është në skadim. Kanë mbetur edhe pak ditë kur trupi i tërë opozitës po përplaset në tokë.

Opozita është në nokdawn.

Me shtrirjen përdhe të opozitës, mbaron edhe detyra apo misioni i Berishës dhe Metës për të mbajtur në këmbë siguresën e tyre Edi Ramën. Ashtu siç dyshja Berisha-Metaj është siguresa për Edi Ramën, i cili i shfaq në opinion dhe në posterin zyrtar të PS-së si alternative e kaluar për shqiptarët.

Tani, opinioni është më i qartë, pavarësisht trullosjes përmes mediave të blera e të përdorura në favor të trekëndëshit famëkeq të Bermudës shqiptare.

Trëkëndëshi mbahet në këmbë nga interesa të përbashkëta të Berishës, Metës e Ramës.

Njëra palë po të largohet, bie edhe tjetra.

Kështu, shqiptarët e ndershëm dhe të lirë e të pa përdorur, për të ardhmen e tyre do mendojnë ndryshe. Ka ardhur momenti i artë për të qënë vërtetë shumë i lirë. Per të votuar jashtë partive të trëkëndëshit. Votuesit kanë alternativa. Kanë ende PD-në zyrtare, alternativë serioze pro perëndimore, pro amerikane e pro atlantike.

Trafikimi i demokratëve të mashtruar të foltorës drejt Partisë së Ilir spiunit, është një tjetër dëm i pa llogaritshëm që Berisha i bën vendit dhe demokracisë.

Nuk mundet Shqipëria të ketë edhe pozitë edhe opozitë të majtë.

Misioni për të minuar të djathtën shqiptare do mbarojë me 14 Maj në zgjedhjet vendore.

Berisha-Meta me humbjen që do marrin, nuk.kanë rrugë tjetër veçse të largohen përfundimisht nga politika.

Rruga e hapur për ti dhënë frymemarrjen Shqipërisë do mbetët PD-ja , e cila duhet urgjent të fillojë organizimin duke mbështetur fort bisnesin e vogël e të mesëm, të përsekutuarit e të përndjekurit politik, pronarët. Asaj i mbetët detyrë të mbështesë politika që vijnë nga grupime interesi, nga shoqata e komitete që synojnë forcimin e marrëdhënieve me aleatët e në veçanti me SHBA-të.

Edi Rama do të nisë rënien bashkë me Berishën dhe Metën.

Gabimi i tij është se edhe ai e ka lidhur fatin e tij politik me to. Sa të ekzistojnë ato, ekziston Rama. Por llogaritë i ka bërë gabim. Vetëm koha po humbet per shqiptarët.

Po ndodh...

ide