Për kë bien kambanat e ndërkombëtarëve!

Prej disa muajsh në tryezat mediatike-politike diskutohej sesi amerikanët mund të kenë ndryshuar mendim për non gratën. Kjo fabul përhapej nga deputetë, të cilët kishin hedhur asfaltin e gënjeshtrave në rrugën ku non grata ishte e përcaktuar. Një rrugë që ju interesonte atyre për lëvizjet e tyre pragmatiste, por jo demokratëve dhe Partisë Demokratike.
Me petkun se do të mundin “regjimin” po të bëheshin bashkë dhe se nuk kanë nevojë për ndërkombëtarët vazhduan agjendën e tyre të takimeve. Kukësi ishte ndalesa e radhës, një bashki, të cilën Rithemelimi i Berishës e humbi më 14 maj, por tashmë po rihyjnë përsëri në garë për të parë rezultatin a do të përsëritet apo do të jetë një fotografi e 14 majit që përsëritet.
Gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e kryetarëve të kuvendit, Lindita Nikolla njohu Gazment Bardhin si kreun e grupit parlamentar duke mos njohur Flutra Açkën, i cili ishte emri i komanduar nga Basha si pasojë e statutit që u miratua në Këshillin Kombëtar të PD si pasojë e gjendjes së emergjencës që po kalon PD.
Gjatë ditës së sotme kur pritej që i gjithë diskutimi i palëve të fokusohej tek njoha e Bardhit si kreu i grupit parlamentar, kambanat e ndërkombëtarëve ranë si një mesazh për të zgjuar qytetarët nga aureola e gënjeshtrës.
Dy mesazhe të forta erdhën përsëri nga SHBA dhe BE për deputetët e opozitës, të cilët zgjedhin të bashkëpunojnë me non gratën, por jo vetëm kaq, BE përçoi edhe mesazhin e fortë që nuk ka asnjë bashkëpunim me deputetët e opozitës për Avokatin e Popullit, duke përgënjeshtruar deklaratën e Bardhit.
E gjithë kjo kakofoni mediatike për të shtrembëruar të vërtetën e asaj që po ndodh brenda në PD, duket se strategjia e ndërkombëtarëve është tek konsistenca e qëndrimit të tyre, e cila lidhet ngushtësisht me non gratën. Kambanat po bien, po vijnë e po bien më fort, pyetja është: A po e dëgjojnë deputetët që mbështesin Berishën, apo kanë mbyllur veshët për të besuar se po luftojnë ‘regjimin’?!
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
