
“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”

Pëllëmbët e duarve u ftohën nga duartrokitjet e pambarimta të korit të duartrokitësve mbi shpërfaqjen retorike të Kryeministrit të Shqipërisë në sallën Plenare të OKB ndaj përfaqësuesit të Moskës zyrtare, famëkeqësisht e identifikuar me regjimin e Vladimir PUTIN. Secila gërmë dhe secili qëndrim i secilit nivel hierarkik zyrtar i Republikës së Shqipërisë ndaj Kremlinit, i tilli dhe në nivel retorik , është për tu përshëndetur dhe dëshmon qëndrimin e vazhdueshëm dhe të pandryshueshëm të Shqipërisë, në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe aleancat politike ndër-shtetërore, gjithashtu.
Republika e Shqipërisë është kryesuesja e rradhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një pozicion i rëndësishëm i mbajtur nga secili vend anëtar, i tilli periodikisht me një mandat të përcaktuar;- mbetet për tu theksuar që udhëheqësia e këtij pozicioni nuk është asfare rrjedhojë e ndonjë arritjeje apo merite në politikën e Jashtme të Republikës, i njëjti mbetet jetësimi i një aplikimi proçedurial burokratik, jetësimi ndikohet pozitivisht si shkak i rradhitjes dhe pozicionimit të Shqipërisë kah vlerave të aleancës Euro-Atlantike, një vlerë me origjinë në vokacion, asfare shkak i ndonjë merite të ndonjë qeverie të caktuar.
Drejtimi i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk është asfare i ndryshëm nga Presidenca e rradhës së Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim Europian (OSCE) , e tilla e mbajtur nga Shqipëria në vitin 2020, një tjetër pozicion i mbajtur nga secili vend anëtar i organizatës përkatëse ku shembulli tjetër në Rajon mbetet i njëjti i Maqedonisë së Veriut , i përfaqësuar nga Ministri i Jashtëm i vendit përkatës, zoti Bujar OSMANI.
Jetojmë në “Republikën e Propagandës”; -lexojmë tezat e përgatitura në laboratorët retorikë të së njëjtës ;- dëgjojmë interpretimet subjektive të secilit pjesëtar politik dhe kinse jo politik të ekipit të propagandës ;- vërejmë shfaqjet publike të KryeKreut që rreket të prezantojë realitetin që nuk ekziston përmes përpjekjeve pa lavdi të lojës me retorikën, e tilla lojë që është nënqeshja ngërdheshëse ndaj opinionit publik.
“Propaganda” përpiqet të tërheqë vëmendjen publike dhe qytetare ndaj ngjarjeve me natyrë politike, përkatësisht emërimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, BASHA në pozicionin e Krye-Monitoruesit mbi konfiskimin e aseteve Ruse në Ukrainë apo dhe zhvillimet e reja mbi çështjen e shumë-përfolur “MCGONIGAL” ku i njëjti, përkatësisht zoti BASHA ishte subjekt i një kurthi të ngritur që tentonte ta njehsonte si përfitues politik të financimeve me origjinë Ruse....pranimi i fajit nga MCGONIGAL , në një proçes juridik në SHBA, disa orë larg nga “ NEW YORK i ansamblesë” shënon fundin e tymnajës që përmes akuzës ndaj Kryetarit të saj, njolloste Partinë më të madhe të opozitës në një vend anëtar të NATO-s dhe aleat të SHBA-BE-Mbretëri e Bashkuar.
Rreshtimi krah aleancës së vlerave perëndimore është një detyrim kombëtar, shtetëror, patriotik dhe politik, i njëjti nuk mund të konsiderohet si vlerë politike e asnjë kabineti qeverisës apo drejtuesi të të njëjtit, me retorikë apo pa të njëjtën, zë-lartë apo njëjtë-ulët, në gjuhë ndërkombëtare apo kombëtare; - i njëjti , drejtuesi i seancës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mund dhe duhet të kujtojë që përfaqësuesi në të quajturën “përballje në OKB” është shëmbëlltyra e një regjimi, model i të tillit ka uzurpuar ngultas shtetin duke e njehsuar me pushtetin dhe duke e renditur Shqipërinë në vendet me demokraci të cënuar, liri të kufizuar të medias, opozitë të sponsorizuar, korrupsion të shtuar dhe zgjedhje të kapura proçedurialisht që pamundësojnë ndryshimin politik.
Aleanca politike e botës perëndimore, e tilla jo-gjeografikisht në mbështetje të qëndresës heroike të popullit të Ukrainës ndaj agresionit ushtarak Rus duhet të jetë parathënia e një aleance të re vlerash botërore kundër “Modelit Rus të qeverisjes”, i tilli i instaluar, formësuar dhe konsoliduar në panoramën e një stabiliteti të gënjeshtërt që rreket të gjunjëzojë ditë pas dite demokracinë.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128