Precedentët Rama, Berisha, Kryemadhi... të rrezikshëm për moralin, na e shpifën këllirat!

1 Janar 2026, 15:14 / IDE NGA ADRIAN SULO

Precedentët Rama, Berisha, Kryemadhi... të rrezikshëm për

Precedenti Kryemadhi i rrezikshëm për moralin e shoqërisë

Unë nuk kam parë asnjë episod të big brother dhe as kam plan të shoh por prezenca e Monika Kryemadhit si opinioniste në këtë spektakël padyshim është skandaloze dhe më keq akoma druaj se ka prapavijë.

Ndërkohë që SPAK na tregoi se shteti mund të funksionojë normalisht dhe s'ka të pa prekshëm parada e modës dhe vallet përpara SPAK duket se nuk janë pa prapavijë.Dalja e saj si opinioniste në Top Channel duket sikur kërkon të legjitimojë një shoqëri të zhytur në llum."Ja ku jam " duket sikur thotë Mona por jo vetëm.Politikanë që hyjnë e dalin buzëqeshur në dyert e SPAK a thua se kanë bërë ndonjë nder e jo krime..

Nuk ka fëlliqësi më të madhe se të vjedhësh ata që të votojnë e të duartrokasin.Kjo kategori duhej të ulte kokën përtokë kur të kishte kamera përballë e jo të dalë e të na japë edhe opinione.

Nuk është vetëm rasti Kryemadhi.Edhe Berisha del triumfitar nga SPAK a thua se po e përndjekin politikisht.
Balluku sfilon si të ishte Miss Albania por edhe të tjerë dalin të buzëqeshur nga dyert e SPAK.

Goditjen më të madhe moralit duket se ka ka dhënë Edi Rama i cili kërkon t'a paraqesë si të natyrshme gjithçka që ndodh.Ka arritur deri aty sa ka marë në mbrojtje shpurën e hajdutëve...ndoshta si kreu i tyre kjo mbrojtje bën sens.

Po të më pyesnin mua trupat e NATOS duhet të ndërhyjnë ushtarakisht për të përmbysur regjimin e kleptokratëve majtas e djathtas.Na e shpifën këllirat.

Po ndodh...

ide