Qetësi para stuhisë mbi klasën politike shqiptare të korruptuar!

21 Janar 2023, 15:26 / EDITORIAL NGA ERL KODRA

Qetësi para stuhisë mbi klasën politike shqiptare të

Ka ditë që përveç ndonjë statusi të vogël, nuk kam shkruar asgjê për politikën. Në fakt ç’të shkruash, dhe për kë të shkruash. Varfëri mendimi politik, bullizëm i kombinuar me poshtërsi dhe rrena pa hesap.
Edi Rama vazhdon vjedhjet pa e prishur terezinë, pavarësisht se bashkëpunëtorët po bien njëri pas tjetrit në çark. I fundit - ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë rrugën e burgut, dhe Rama si gjithmonë, e ka të gatshme formulën - të heqë përgjegjësinë nga vetja. Kjo formul mund të funksionojë deri në një farë pike, por padyshim që do të ketë një moment që i sakrifikuari prej Ramës nuk do të pranojë të hajë gjithë pasojat pêr akte të kryera në bashkëpunim dhe nën urdhërat e Ramës. Ka informacione se SPAK pikërisht këtë moment po përgjon. Dhe Tigri është tip me vese, i mësuar me jetë luksi, qejfe dhe argëtim pakufi. Për tipa të tillë burgu është i papërballueshëm.
Nga ana tjetër, Rama nuk di të ndalet. Atij i është mbushur mendja se është i paprekshëm. Ai kërkon të vazhdoj serinë e fitoreve, sidomos kur përballë ka një opozitë të shkërdhyer nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Dhe sinqerisht që ka të drejtë - me këta të dy që ka përballë ai fiton edhe pa bêrë fare fushatë. I mjaftojnë pensionistët e PS që e votojnë deri sa të japin shpirtë.
Sot dëgjova disa regjistrime të 21 Janarit, të publikuara nga Artan Hoxha. Interesante është se ato regjistrime dalin në skenë sot, ku tre personazhet që e gatuan ato ngjarje tragjike gjenden përsëri në të njëjtën skenë, veçse kanê ndërruar vendet. Për bythë të Ilir Metës - Edi Rama mobilizoi njerëzit dhe sulmoi selinë e qeverisë me dhunë të pashoqe. Ndërsa nga ana tjetër, Sali Berisha i mbrojti muret e Kryeministrisë me armë në dorë, ku u vranë 4 protestues. Ilir Meta nuk u dënua kurrë, sepse Sali Berisha nuk e lëshoi kurrë.
Sot Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkë, me Edi Ramên në Kryeministri. Për momentin të tre ngjajnë të kenaqur nga pozicionet që mbajnë, por a janë mirë shqiptarët?
Shënojeni diku ju lutem - se sa kohë që në krye të vendit do të jenë këta “tre burrat” - për shqiptarët nuk do të ketë ditê të bardha. I pari është veçse një mafioz kriminel në krye të qeverisë, për të dytin mjafton non-grata, dhe i treti është jo vetëm hajdut, por edhe i lig dhe i pabesë.
Për momentin asgjë nuk duket në horizont. Por papritur mund të fillojë ndonjë stuhi, sa nuk do kenë kohë të gjejnë vrimë ku te futen.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128