Si e Edi Rama e ndihmoi Sali Berishën nëpërmjet komplotit "McGonigal", për të shkaktuar luftën civile në PD!

23 Janar 2024, 14:09 / POLITIKË ALFAPRESS.AL

Si e Edi Rama e ndihmoi Sali Berishën nëpërmjet komplotit

Mëngjes e mbrëmje Berisha thotë që gjithë të këqiat i ka nga Edi Rama.

Madje, sot kur doli nga SPAK dhe përmendi aferën McGonigal, sërish donte ta asocionte komplotin e ish-agjentit të FBI-së si të stisur ndaj tij.

Nëse me një gjë të tillë mund të gënjejë militantët dhe të verbërit që e ndjekin, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë me njerëzit normal.

Siç tanimë është e qartë, ashtu si e ka bërë të ditur edhe një ditë më parë “Zëri i Amerikës”, shqiptari-amerikan Agron Nezaj “u bë një burim konfidencial i FBI-së për hetimet e saj mbi kontaktet dhe lëvizjet e zotit McGonigal në Shqipëri”.

Siç ka dalë dhe në gjyqin e zhvilluar në SHBA ndaj agjentit të FBI-së, bëhet e qartë se përpjekja ka qenë kundër Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike për ta lidhur me paratë ruse.

Pra, Sali Berisha nuk ka të bëjë fare në këtë rast.

Tanimë, kur gjyqi në SHBA ka mbaruar, kur agjenti i FBI-së është dënuar, por edhe kur pritet të ketë një hetim pas thirrjes nga SPAK të Nezajt, çështja është e qartë dhe nuk ka më asnjë dilemë.

Por Berishës nuk i mjaftojnë këto, madje edhe pse i ka ditur të gjtha këto, ai përgjatë periudhës së “Foltores” dhe më pas, i ka marrë të gjitha akuzat e PS-së, të Edi Ramës, të Taulant Ballës dhe të zyrtarëve të tjerë të PS-së ndaj Lulzim Bashës, i ka përpunuar, i ka thelluar dhe i ka shpërndarë te kokat bosh të militantëve të tij, duke projektuar një Lulzim Bashë peng të Edi Ramës.

Madje, për t’i dhënë situatës grimca karagjosllëku, ka ngritur edhe komisionin Ristani-Mandia për këtë çështje, duke provuar lidhjet e Lulzim Bashës me rublat ruse.

Në fakt, e vërteta po del ndryshe, jo vetëm që s’paska qenë peng, por Rama dhe PS-ja e paskan pasur të vetmin kundërshtar për ta goditur, qoftë edhe deri në SHBA.

Në këtë kuptim, Sali Berisha nuk është bërë gjë tjetër vetëm se zëdhënës i akuzave të Edi Ramës dhe të PS-së.

Vetëm, se me një veçori: i ka thelluar dhe i ka përdorur për të avancuar luftën civile brenda PD-së.