The outsider
Projekti imagjinar i partisë pa kryetar vijon të gjallojë. Jo në terren, natyrisht. Gjallon vetëm nëpër studiot televizive. Shumë nga iniciatorët janë tërhequr, përveç njërit. I pamposhturi vijon betejën me mullinjtë e erës, mgjs nuk ka as Sanço Panço, as kalë, as shpatë, as prazmore e natyrisht as flamur.
Se përse studiot televizive të sistemit i japin hapësirë të tipit open bar projektit të krijimit të një partie anti sistem, s’do ndonjë inteligjencë të lartë për ta kuptuar. Zhurma mediatike për çarje në partinë e Lulzim Bashës i leverdis sistemit.
Iniciatorët janë tërhequr. Nga shpallja e partisë brenda javës, kaluam në variantin ‘’nqs arrijmë ta krijojmë’’. Madje dikush distancohet haptas, duke deklaruar se do t’i bashkohet një partie të re, nëse do të jetë një projekt serioz. Pra që në gjenezë, serioziteti i këtij projekti vihet në dyshim.
Ama mes tyre ka një luftëtar të paepur. I kthyer nga plazhi me energji të reja, ai vazhdon të flasë për lëvizje konkrete për krijimin e partisë së re.
Madje përveç iniciatorëve, ka ‘’edhe shumë njerëz të tjerë’’ që i janë bashkuar projektit. Këta njerëzit e tjerë supozohet se do të bëhen pjesë e një partie politike. Që dmth se do të dalin në mejdan. Pse nuk e dimë akoma cilët janë? Ashtu do jetë një muhabet.
Kjo parti po krijohet, sepse Lulzim Basha nuk bëri mjaftueshëm betejë me Sali Berishën. Këtë e thotë luftëtari i paepur, fjala e të cilit bën të dridhet gjithë rithemelimin. Ky që bënte betejë sy për sy dhe dhëmb për dhëmb, deklaronte te Grida Duma se nuk besonte se Berisha është i korruptuar, ndërsa njerëz në rrethin e tij po. Kjo jo vetëm që është betejë e fortë, por mund të quhet betejë e përgjakshme. Kushedi sa do të jetë mërzitur doktori kur e ka dëgjuar.
Projektit politik të Lulzim Bashës iu bashkua edhe një politikano-analist. Sepse në Shqipëri gjallon edhe kjo specie që nuk haset në vende të tjera. Zakonisht një politikan futet në analizën politike kur ka kryer punë me politikën. Si psh Manjani, Spahiu etj.
Politikano-analisti iu bashkua një projekti politik, të cilin nuk e besonte. Iu bashkua një projekti politik për të cilin nuk kishte asnjë kontribut. Iu bashkua një projekti politik, autorin dhe realizuesin e të cilit e urrente. (katapultim quhet në shqip)
Iu bashkua këtij projekti, duke dhënë si shpjegim të vetëm faktin se mori një ftesë. Ndërkohë që kishte marrë pjesë në kuvendin e Sali Berishës (11 dhjetor), nga i cili u largua për arsye parimore (pasi u ndanë postet).
Tani flet për projektin e Bashës, mbi të cilin do të formojë parti. Flet për 104000 vota, për të cilat jo vetëm që nuk ka asnjë kontribut, por ka punuar kundra tyre. Flet për projektin politik të Lulzim Bashës, për të cilin është shprehur kundër kur ai projekt lindi. Flet për partinë e Lulzim Bashës, ku ideja e një partie të re humbi me votë në Këshill Kombëtar.
Në botën e sotme mund të vjedhësh ca ide, por për të vjedhur një parti është pak më e vështirë. Partia përbëhet nga njerëz që duhet t’i bindësh. Por kjo është punë pak e komplikuar për t’u bërë nga plazhi…
ide
Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?
Rama duhet të iki, Berisha s’duhet të vijë!
Kush e ka themeluar Partinë Demokratike?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128