Tradhtia nuk është diversitet!
Në një editorial të dy ditëve me parë tek "Koha Jonë”, Agron Gjekmarkaj jep definicione parimore për diversitetin në demokraci a thua se po bënte një hartim të denjë për shkollat 8 vjeçare.
Nënkuptimi i kësaj orvatje "intelektuale" në fakt ishte i dukshëm dhe sipërfaqsor. Un’ siç e kam për zakon e them troç: Ai dhe grupi i Gaz Bardhit që në këto muaj e vite peshtjellimesh imituan lavjerresin e fizikës nuk po adaptohen e nuk po ndihen komod poshtë ballkonit ë Sali Berishës edhe pasi ua kanë nënshkruar me laps disa poste të larta që nuk i njeh jo vetëm statuti e ligji por në realitet nuk i njohin as idhtarët e Rithemelimit.
Ata rëndom ndeshen me shikimin e vëngër e dyshues poshtë “kullës” se foltores dhe po i përkthejnë mërmëritjet nëpër dhëmbë.
Këta që janë mësuar me tradhëti do tradhëtojnë sa herë ua diktojnë tradhëtinë. E pra duket se Bardhi e Gjekmarkaj me shokë në vend që të perfitojnë ndonjë patkua prej kalit që po ngordh do të marrin një shkelm fatal të fundit duke e mbyllur këtu pa pikë lavdie karrieren e tyre.
Dhe është normale. Kaq dhe tepër biles është segmenti politik i rrugtimit të tyre pse është e paraparë në filozofi e praktikë që kush harron nga ka ardhur nuk ka qartësi ku do mbërrijë.
Ata ishin deputetë të përzgjedhur e të llastuar nga Partia Demokratike, të parashutuar në emër të intelektualizmit pa pikë kontributi të qenësishëm dhe kjo endërr e materializuar i ka bërë të çuditen gjer në klithjen: "Eureka"!
Mirëpo edhe dardha politike si ajo dardha reale e ka një bisht, biles shume të gjatë i cili tashmë është inkorporuar në prapanicën e Gaz Bardhit, Gjekmarkajt apo të therëve që imituan lavjerrësin, i cili po ndalon, sepse po ndalon edhe diapazoni që përhap zhurmën.
Me të tillë si Gaz Bardhi e Gjekmarkaj në fakt bëhet pis fjala dhe argumenti se ata meritojnë veçse injorim dhe përbuzje por një këshillë e kam: "PD-ja nuk është gjahu i rastësorëve por një organizatë vullnetesh të sinqerta, qëndrestare e misionare ndaj sjellja juaj është e huaj si nga karakteri njerëzor që ju dominon po ashtu edhe nga formimi i mbrapshtë politik që ju drejton."
-
-
Kryefjalët e munguara në Athinë
19 Maj, 11:20
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128