26 vite miqësi, Klodi Mengri kujton Rudina Dervishin në 10 ditët e fundit të jetës: Shpresonte në një mrekulli

4 Tetor 2023, 18:14 / JETË ALFA PRESS

26 vite miqësi, Klodi Mengri kujton Rudina Dervishin në 10 ditët

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar stilistja Klodi Mengri, e cila ndau për herë të parë kujtime me mikeshën e saj të ndjerë Rudina Dervishi.

Ato njiheshin prej 26 vitesh dhe ruanin një miqësi të ngushtë, vitet e fundit në distancë pasi Rudina ishte zhvendosur në SHBA për shkak të punës.

Shumë e prekur, Klodi kujtoi vizitën e fundit në Amerikë, një vizitë jo ashtu siç ato të dyja e kishin imagjinuar…

“Nuk e pranonte në asnjë mënyrë, nuk e pranonte vdekjen. Nuk donte ta pranonte. Unë isha aty në ato 10 ditë që ishte prezent se çfarë do të ndodhte. Të gjitha faktet shkencore thoshin që duhet ta pranonte, por mrekullia mund të ndodhë gjithë kohës. Atë priste ajo, atë donte, atë kërkonte”, tha Klodi.

E pyetur nga Bieta për ndonjë pishman apo amanet të Rudinës, Klodi tha se meraku i saj i vetëm ishin 3 djemtë.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128