AlfaPena/ Poezi nga Dritëro Agolli: Sa pak këndojmë për gratë tona...

20 Maj 2025, 08:31 / JETË ALFA PRESS

AlfaPena/ Poezi nga Dritëro Agolli: Sa pak këndojmë për

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe dhe jo vetëm, të çdo poeti dhe shkrimtari.

Poezi nga Dritëro Agolli - Për gratë tona

Sa pak këndojmë për gratë tona!

Për gratë

E bukura e të mira,

Që na përkëdhelin me duar të njoma

Kur kthehemi nga rrugë të vështira.

 

Gabohemi shumë,

Kur flasim e grijmë

Rreth gotës me birrë,

Rreth gotës me verë,

Se gratë tona e humbën freskinë

Se ishin të këndshme njëherë…

 

Jo, jo, s’humbet hijeshia e tyre,

Mjafton të qëndrojnë pak në pasqyrë

Dhe të duken prapë të njoma.

E si të mos këndojmë

Poetë,

Për ato që kanë ditur në jetë

Të lindin kreshnikë e peri,

Jo në maternitet e në shtëpi

Po edhe në korie e në arë,

Duke prerë dru

E duke hedhur farë?! /Alfapress.al

Po ndodh...