Aloe Vera, sekreti i bukurisë sonë

28 Janar 2023, 13:01 / JETË ALFA PRESS

Aloe Vera, sekreti i bukurisë sonë

Vetitë e Aloe Verës janë me vërtetë shumë dobishme për lëkurën tonë. E njohur që në kohët e lashta për balsamim, romakët antikë e përdornin dhe  për higjienën e trupit.

Tradita mijëvjeçare
Aloe Vera është tipike e klimës së ngrohtë e gjatë deri në një metër me gjethe të gjata mishtore me ngjyrë jeshile intense. Surpriza është e fshehur brenda saj, xheli mrekullibërës transparent që ka një përdorim të gjerë.

Djegiet? Nuk janë problem!
Në fund të viteve ’50 u përdor për herë të parë kundër djegieve, nga një farmacist nga Teksasi. Edhe nëse digjeni në shtëpi gjatë gatimit, mjafton të keni bimën e Aloe në vazo dhe përdoreni.

Stop insekteve!
Përveç djegieve, Aloe Vera jep lehtësi dhe për pickimet e insekteve. I kombinuar me tea tree oil ka veti mjaft të mira antibakteriale dhe dezinfektuese. Në treg ka mjaft kremëra me përbërje Aloe Vera por kujdesuni të gjeni ato me përqindjen më të lartë të saj.

Aleat i bukurisë!
Për një hidratim të lëkurës tonë, rifreskim, dhe sidomos për pjesën rreth syve, mjafton një sasi e vogël xheli e Aloe në dorë dhe shtoni dy pika vaj natyral duke e masazhuar me duar në lëkurë.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128