Ceremoni Lamtumire për Priftin Kristaq Viso në Kishën e fshatit Çiflig në Korçë, merr pjesë edhe kryepeshkop Joani

3 Qershor 2025, 12:43 / JETË ALFA PRESS

Ceremoni Lamtumire për Priftin Kristaq Viso në Kishën e fshatit

Këtë të martë u zhvillua ceremonia mortore për priftin e ndjerë Kristaq Viso, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i cili udhëhoqi shërbesën e rastit, duke sjellë me vete një ndjenjë të thellë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e priftit Kristaq.

Ceremonia u zhvillua në praninë e besimtarëve, miqve, kolegëve klerikë dhe përfaqësuesve të autoriteteve lokale.
Ai ishte një figurë e dashur dhe e nderuar për komunitetin ortodoks të zonës, ku për vite të tëra kishte shërbyer me përkushtim, përulësi dhe dashuri ndaj njerëzve.

Pas përfundimit të shërbesës, trupi i priftit Kristaq Viso u përcoll me nderime në vendin e fundit të prehjes, në oborrin anësor të kishës në fshatin Çiflig të Korçës.

Kristaq Viso u rrëzua aksidentalisht nga çatia e Kishës Shën Triadha rreth 2 javë më parë.