Çfarë ka ndodhur me 17 qershor ndër vite?!

17 Qershor 2024, 07:42 / JETË ALFA PRESS

Çfarë ka ndodhur me 17 qershor ndër vite?!

17 Qershori është dita e 169 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 197 ditë.

462 – Mbreti Vlad III i Vllahisë (Wallachia, Transilvania, Besarabia, Rumania) ndërmerr një sulm gjatë natës në përpjekje për të vrarë sulltanin Mehmed II – sulltani shpëtoi, por dëmi ishte i madh; ai u detyrua të tërhiqej i tmerruar kur pa rreth 20 mijë ushtarë të tij të masakruar. Konflikti kishte filluar me refuzimin e mbretit Vlad (Drakula) për të paguar taksën që Sulltani kishte vendosur mbi jo-muslimanët. Por konflikti kishte arsye më të thella; Pas pushtimit të Kostandinopojës në vitin 1453, sulltan Mehmedi u përgatit për fushatat e tjera. Në perëndim, Skënderbeu ishte bërë pengesë; vazhdonte t’i sillte telashe; kishte bashkuar princat e vendit të tij, ndërsa fqinjët po merrnin shembull duke kundërshtuar osmanët; gjithashtu, Bosnja hezitonte të paguante taksën mbi jo-muslimanët; dhe Vllahia kontrollonte Danubin që sulltan Mehmedit i duhej si pikënisje për sulmeve detare kundër Perandorisë së Shenjtë Romake.

1579 – Eksploruesi anglez Francis Drake mbërrin në territorin që e quan Nova Albion (California). Albion, është emër arkaik për ishullin e Britanisë. dhe i referohet Shkëmbinjëve të Bardhë në Dover. Emri për Skocinë në gjuhët kelte lidhet me Albion: Alba në galisht, Albain në irlandisht, Nalbin në mannks dhe Alban në uellsh, kornish dhe breton. Këta emra më vonë u latinizuan në Albania dhe anglicizuan në Albany, që u bënë edhe emrat për Skoci. Ndërsa Albionoria (“Albion i Veriut”) u sugjerua pak kohë si emër i mundshëm i Kanadasë. Në vitet 1700, poeti anglez Hildebrand Jakobi shkroi një poemë epike me titull “Brutus Trojani, Themelues i Perandorisë Britanike”, duke ndjekur shembullin e poemës epike Eneida ose legjendën e themelimit të Romës. Për këtë, Jakobi u frymëzua nga ‘Historia britanike’ e XhefrI Monmouth (she. XII); ky libër deri në shekullin e 18, konsiderohej si libri bazë i historisë britanike. Monmouth shkruan se Brutus, nipi i Eneas, pas një grindjeje, ikën nga fisi i tij, kalon detin (Adriatik/Jon) dhe hidhet në Epir, Butrint. Aty ai takon trojanë që ishin sjellë si skllevër pas shkatërrimit të Trojës. Brutus i çliron ata dhe me anije niset nëpët det; pas shumë aventurash ata zbarkojnë në ishullin që mori emrin e prijësit, Brutis, Britan, Britanik. Pastaj ai themeloi një qytet, të cilën e quajti Troia Nova, apo Troja e Re. Me kalimin e kohës emri u shtrembërua në Trinovantum, dhe më vonë qyteti do të quhej London, Londër. Pas vdekjes, Brutus u varros në Trinovantum, dhe ishulli Britanik u nda mes tre bijve të tij; Lokrin (Angli), Alban (Skoci) dhe Kamber (Uells).

1631 – Mumtaz Mahal vdes gjatë lindjes së fëmijës. Burri i që lundronë në të dhe shqyrtojnë në hollësi drejtimin e lumit.

1885 – Në limanin e Nju Jorkut mbërrin Statuja e Lirisë – ishte një dhuratë për Shtetet e Bashkuara nga populli i Francës. Statuja një figurë femre përfaqëson Libertas, perëndeshën romake të lirisë, e cili mban një pishtar dhe një tabletë, simbol i ligjit, mbi të cilën është gdhendur data e Shpalljes Amerikane të Pavarësisë, 4 korrik 1776. Një zinxhir i këputur qëndron në këmbët e saj. Statuja është ikonë e lirisë dhe e Shteteve të Bashkuara: shenjë mikpritëse për emigrantët që vijnë nga larg.

1939 – Përdorimi i fundit i gijotinës në publik në Francë: Eugen Weidman, i dënuar për vrasje, ekzekutohet me gijotinë jashtë Versajës.

1940 – Tre vendet balltike; Estoni, Letoni dhe Lituani bien nën pushtimin e Bashkimit Sovjetik.

1955 – Mjekët kryejnë transplantimin e parë të veshkave në botë, në një spital të Çikagos, Illinois, SHBA.
.
1963 – Gjykata e Lartë Shtetet e Bashkuara kërkon heqjen e detyrimit për recitimin e vargjeve të Biblës dhe Lutjeve Zotit në shkollat publike.

1972 – Skandali Watergate; Herët në mëngje 5 veta u arrestuan për hyrjen në zyrat e Komitetit të Partisë Demokrate që ndodheshin në ndërtesën Watergate (kompleks zyrash dhe apartamentesh në kryeqytetin Uashington. 3 prej tyre ishin emigrate kubanë, një ishte kubano-amerikan, dhe personi i pestë, James McCord, ish-agjent i CIA-s. Atë ditë, personat e arrestuar u akuzuan për vjedhje. Por të nesërmen u zbulua se McCord ishte bashkërendues për çështje të sigurisë në komisionin për ri-zgjdhjen e presidentit Riçard Nikson; më vonë u zbulua se qëllimi i tyre ishte vendosja e pajisjeve të përgjimit në zyrat e Partisë Demokrate, opozitare e Partisë Republikane të presidentit Nikson.

Po ndodh...