
Hoxhë Ahmed Kalaja: Nata e Kadrit, koha për lutje dhe mëshirë hyjnore

I ftuar në emisionin “Kjo është Koha” në Ora News, hoxhë Ahmed Kalaja u shpreh se Nata e Kadrit është një mundësi e jashtëzakonshme për falje dhe mëshirë nga Zoti. Ai theksoi se kjo natë ka një vlerë të veçantë për besimtarët, pasi në të zbresin engjëjt në tokë dhe mëshira hyjnore është e pakufishme.
“Fatkeqësitë shpesh i kemi prej gjynaheve tona, ndaj është e rëndësishme që në këtë natë t’i kthehemi Zotit me pendim të sinqertë,” tha ai. Hoxha ftoi të gjithë besimtarët të shijojnë ëmbëlsinë e adhurimit dhe të përkushtohen në lutje, lexim të Kuranit dhe vepra të mira.
Ai theksoi se një nga lutjet më të rëndësishme që mund të thuhet gjatë kësaj nate është: “O Allah, Ti je Falës dhe e do faljen, më fal mua”.
Në fund, hoxha Ahmed Kalaja u bëri thirrje të gjithëve që të shfrytëzojnë këtë natë të begatë për t’u afruar me Zotin dhe për të kërkuar mëshirë dhe bekime për veten dhe familjet e tyre.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128