‘Lajmet e këqija’, studiuesit: Varësia po ju dëmton shëndetin mendor dhe fizik

9 Shtator 2022, 10:55 / JETË ALFA PRESS

‘Lajmet e këqija’, studiuesit: Varësia po ju dëmton

Janë të pranishme kudo në media lajmet per “fundin e botës”, pandeminë, luftën në Ukrainë dhe krizën klimatike. Por, sipas nje studimi rezulton se dëshira e madhe për të lexuar lajme të tilla mund të cojë në probleme të shendetit mendor dhe fizik.

“Doomscrolling” (shfletimi apokaliptik) quhet tendenca për të 'vazhduar shfletimin apo leximin nëpër lajme të këqija, edhe pse ato lajme janë trishtuese ose dëshpëruese', një praktikë që studiuesit zbuluan se ka “lulëzuar” që nga fillimi i pandemisë.

Studimi, i botuar në revistën Health Communication, zbuloi se 16.5% e rreth 1,100 njerëzve të anketuar tregonin shenja të konsumimit të lajmeve “shumë problematike”, duke çuar në nivele më të larta stresi, ankthi dhe shëndeti të dobët.

Autori kryesor i studimit dhe një studiues në Universitetin Teknologjik të Teksasit, tha se cikli i lajmeve 24-orëshe mund të sjellë një “gjendje të vazhdueshme vigjilence të lartë” te disa njerëz, duke e bërë botën të duket si një  vend “i errët dhe i rrezikshëm”.

“Për këta individë, mund të zhvillohet një rreth vicioz në të cilin, në vend që të akordohen, ata tërhiqen më tej, duke u fiksuar pas lajmeve dhe duke kontrolluar për përditësime gjatë gjithë kohës për të lehtësuar shqetësimin e tyre emocional,” tha ai.

“Por kjo nuk ndihmon. Sa më shumë që kontrollojnë lajmet, aq më shumë ç’orientohen në aspekte të tjera të jetës së tyre.”

 

 

Po ndodh...