
Ndryshimi i stinëve e bën më të vështirë zgjimin në mëngjes

Ka njerëz që zgjohen me zilen e parë të alarmit e ka të tjerë që rrotullohen pa fund në shtrat duke injoruar edhe zilen e shtatë.
Nëse ndiheni të lodhur në mëngjes, jeni akoma në kohë për të rifituar energjinë. Kjo arrihet duke ndryshuar mënyrën e të fjeturit, regjimin ushqimor dhe duke kryer më shumë aktivitet fizik.
Këto këshilla janë të rëndësishme, sepse vështirësia në të fjetur dhe për t’u zgjuar, ju bën më të lodhur gjatë ditës, nxit dhimbjet e kokës dhe ju shtyn të hani më shumë ëmbëlsira.
Duke nënvizuar rëndësinë e gjumit, ekspertët thonë se nëse flini më pak se gjashtë orë, nëse flini më shumë se 9 orë, nëse bëni gjumë të ndërprerë, sistemi imunitar dobësohet, metabolizmi ngadalësohet dhe gjendja mendore përkeqësohet.
Gjumi i mirë bëhet në errësirë
Melatonina është e nevojshme për një gjumë cilësor. Prodhimi i saj nxitet nga errësira. Ekspertët e AgroWeb.org thonë se për të arritur këtë, duhet të fikni të gjitha pajisjet elektronike që lëshojnë një ndriçim të vështirë.
Sasia më e madhe e melatoninës çlirohet në orën 2 të mëngjesit, kur gjumi është më i thellë. Bëni një banjë të ngrohtë, qetësohuni përpara gjumit dhe përpiquni mos të hani pas orës 20.00.
Mëngjesi i mirë, fillim i mbarë
Një mëngjes i shëndetshëm përbëhet nga vezët, djathi, gjiza, qumështi, gjalpi, avokado dhe arrat. Dreka dhe darka duhet të përbëhen nga perimet dhe proteinat. Ju duhet të kufizoni karbohidratet dhe të konsumoni më shumë lakër dhe lulelakër.
Ato përmbajnë vitaminë K dhe kalçium që ju mbrojnë nga radikalet e lira. Mos lini mënjanë panxharin dhe spinaqin që përmbajnë antioksidantë dhe enzimën Q10. AgroWeb.org ju sugjeron të konsumoni më shumë arrorë, çokollatë të zezë, presh, shparg, thjerëza jeshile dhe qepë.
Supa e mishit është burim i shkëlqyer kolagjeni. Frutat e pyllit, karrotat, portokallet, specat dhe barishtet duhen konsumuar me bujari. Qepët, majdanozi dhe sallata jeshile duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor. Mos harroni peshkun të paktën dy herë në javë. Ai e furnizon organizmin me acidet yndyrore Omega-3.
Aktiviteti Fizik, Gjysma e Punës
Shmangni stresin, është këshilla më e përsëritur por më e vyer nga të gjitha. Optimizmi është thelbësor për një jetë dhe shëndet të mirë. AgroWeb.org ju kujton se aktiviteti fizik është i nevojshëm për të përmirësuar nivelet e energjisë dhe do ju falë shumë gjallëri.
Falë aktivitetit fizik, truri do të furnizohet me më shumë energji. Rrjedhimisht ju do të keni një kujtesë të fortë. Mjafton ecja për të larguar stresin dhe ankthin dhe për të pasur një shëndet mendor optimal. Gjatë aktivitetit fizik, trupi çliron endorfinë, që ju ndihmon të luftoni depresionin. Për një jetë të shëndetshme kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik në tre ditë të javës.

ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128