Nëna kristiane padit shkollën e të birit 4-vjeçar që i kërkonte të merrte pjesë në paradën LGBT

1 Shkurt 2023, 21:30 / JETË ALFA PRESS

Nëna kristiane padit shkollën e të birit 4-vjeçar që

Një nënë e devotshme kristiane në Britani është në gjyq me shkollën e birit të saj katër-vjeçar pasi thotë se e detyruan të merrte pjesë në një paradë LGBT që bie ndesh me besimin e saj fetar.

Në gjykatë u tha se Izzy Montague e konsideronte eventin “një nga mëkatet më të rëndë”.

38-vjeçares i kishte thënë drejtoresha e shkollës në juglindje të Londrës se i biri 4-vjeçar nuk mund të mos merrte pjesë në event në qershor 2018.

Shkolla më pas i kishte dërguar një letër prindërve më 19 qershor duke i kërkuar të merrnin pjesë në paradë për të ‘celebruar diferencat që i bëjnë të veçantë’.

Më vonë drejtoresha u tha prindërve se i biri nuk mund të përjashtohej nga pjesëmarrja, çka solli dhe padinë në gjykatën Londrës.

Në fillim të gjykimit gjykatësi Christopher Lethem përshkruante zonjën Montague dhe bashkëshortin e saj si kristianë të devotshëm.

Ai shtoi se çifti besonin se marrëdhëniet seksuale duhet të ndodhin mes një burri dhe një gruaje në një martesë për gjithë jetën dhe çdo aktivitetet jashtë këtij kuadri është mëkatar.

“Ata e konsiderojnë paradën ‘gay’ si mëkatare”, shtoi ai.

Zonja Montague kishte qenë në një takim me zonjën Papas më 19 shtator ku e bija e drejtoreshës mbante veshur një bluzë ku shkruhej: “Përse të jesh racist, seksist, homofob apo transfobik, kur thjesht mund të mos flasësh fare?”, u tha në gjykatë. Para incidentit zonja Montague tha në gjykatë se kishte shprehur shqetësime për librat që i jepeshin të lexoheshin djalit të saj.

Zonja Montague tha: “Në libra ka referenca për familje me çifte të të njëjtit seks, dhe këto përfshiheshin në mësime. Duken si leksione për vlerat kombëtare britanike kur në fakt nuk janë vlera britanike”.

“Ata me këto veprime po imponojnë te prindërit diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë”.

Gjykatësi Clarke tha: “Po thoni se letra ishte një indoktrinim në stilin e jetesës LGBT, ku e thotë ajo këtë?’

Zonja Montague tha: “Nuk e di por diçka e tillë ngrihej, për mendimin tim ka elementë për ta bërë të duket sikur është pjesë e vlerave britanike, ose sikur kërkon të shesësh diçka që askush nuk dëshiron të blejë”.

“Për mua personalisht nuk është diçka që dua të celebroj, unë dua që komuniteti të bëhet bashkë dhe të vendosë së bashku”.

Gjykatësi Clarke tha: “Pra shkolla është duke përdorur muajin e qershorit për të celebruar çështjet e diversitetit e tolerancës”.

Zonja Montague u përgjigj: “Unë besoj se po përdorin muajin LGBT dhe të tjera, për të shitur këtë tematikë. Unë them se mund të celebrojmë diversitetin edhe pa muajin ‘e krenarisë’ në qershor”.

Zonja Montague mbështetet nga Lidhja Kristiane dhe po padit shkollën për diskriminim të drejtpërdrejtë e jo të drejtpërdrejtë, për viktimizim dhe shkelje të statuteve të ligjit britanik të arsimit të vitit 1996, dhe atë të të drejtave të njeriut të vitit 1998.

Kjo është hera e parë që një gjykatë britanike merr në konsideratë imponimin e ideologjisë LGBT në shkollat fillore të vendit.

Gjyqi vazhdon./DailyMail/