Njihuni me flamurin shqiptar që ka shkuar në Hënë në vitin 1971

30 Maj 2023, 23:43 / JETË ALFA PRESS

Njihuni me flamurin shqiptar që ka shkuar në Hënë në

Flamuri shqiptar që ka shkuar në Hënë në vitin 1971 dhe është kthyer nga Hëna, ka qenë një nga simbolet që koleksionisti Florend Kalivopulli ka paraqitur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Koleksionisti Florend Kalivopulli tregon se në programin “Apollo 15”, flamuri shqiptar dhe disa flamuj tjerë të botës udhëtuan në Hënë dhe madje “zbritën” në sipërfaqen e Hënës.

Florend Kalivopulli: Ky është një flamur i vogël që në vitin 1971 ka udhëtuar në Hënë.

Blendi Fevziu: Në Hënë? Si ka shkuar në Hënë ky?

Florend Kalivopulli: Në programin “Apollo 15”, ky flamur dhe disa flamuj të tjerë nga vende të ndryshme të botës, udhëtuan në Hënë dhe madje zbritën në sipërfaqen e Hënës dhe pastaj kapiteni i anijes e ka firmosur këtu. Plasi një skandal pas asaj ngjarje.

Blendi Fevziu: Pse plasi një skandal?

Florend Kalivopulli: Unë, këtë flamur besoja se mund të kishte 2 rrugë se pse flamuri shqiptar udhëtoi në Hënë. Për mendimin tim, ja dedikoja Uillson Kokalarit që ishte pjesë e prodhimit të “Apollos” që u nis dhe mendoj akoma që kur u fut flamuri shqiptar brenda, mbase ka ndikuar për atë. Por, ka edhe një version tjetër, që kur u nis flamuri në Hënë dhe flamujt e tjerë, morën dhe disa materiale filatelike, pulla, zarfa. Programi “Apollo 15” ka qenë Korrik-Gusht të 1971-shit.

Blendi Fevziu: Ma drejtoni kamerën – Flamur shqiptar që ka shkuar në Hënë në 71’-shin dhe është kthyer nga Hëna.

Florend Kalivopulli: Më pas, plasi një skandal sepse të gjithë këto flamuj dhe këto materiale filatelike, u shitën për ankande të ndryshme, e madje ju kushtoi shumë 3 astronautëve, u përjashtuan përgjithmonë nga NASA./tvklan.al

Po ndodh...