Rihapja e Xhamisë së Et’hem Beut pa lejen e autoriteteve 35 vite më parë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kremton sot 35-vjetorin e rihapjes së Xhamisë së Et’hem Beut dhe rikthimit të lirisë së besimit.
Xhamia e Et’hem Beut është një xhami e shekullit të 18-të, monument kulture, e pozicionuar në qendër të kryeqytetit.
Ajo u mbyll gjatë regjimit komunist ashtu si edhe të gjitha objektet e tjera të kultit anembanë vendit.
Rihapja e xhamisë u bë në 18 janar të vitit 1991 nga një grup nismëtarësh si: Xhavit e Iljaz Alimehmeti, Ramazan Rysheku, Ibrahim Balla, Mehmet Sinella, etj., duke i rikthyer asaj funksionin e dikurshëm si një vend i adhurimit të Zotit. Rihapja u bë pa lejen e autoriteteve.
Komuniteti Mysliman kujton se në vitin 1991, rreth 10 mijë persona u mblodhën rreth saj, megjithatë policia nuk ndërhyri.
Xhamia e Et’hem Beut është e mbuluar nga afreske në pjesën e jashtme dhe tek portiku, ku shfaqen pemë, ujëvara e ura, të cilat rrallëherë shihen në artin islam, ku mbizotërojnë si zbukurime, format gjeometrike dhe kaligrafia.
Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm që shënoi rikthimin e jetës fetare në vend, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi një aktivitet në ambientet e Xhamisë së Et’hem Beut nga ku 35 vite më parë u dëgjua sërish zëri i ezanit pas disa dekadash heshtjeje.
Në program pati lexim Kurani, përjetime dhe dëshmi nga kjo periudhë e rëndësishme si dhe vlerësime për personalitete që kanë kontribuar ndër vite në shërbim të fesë dhe dijes.
E ndërtuar në vitin 1820, Xhamia e Et’hem Beut Tiranë është një ndër monumentet më të rralla të trashëgimisë sonë kulturore e cila iu nënshtrua restaurimit në vitin 2018 në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
