Shihni në ëndërr sikur jeni shtatzënë? Ja si e shpjegon ekspertja

12 Shtator 2023, 23:15 / JETË ALFA PRESS

Shihni në ëndërr sikur jeni shtatzënë? Ja si e shpjegon

Shihni në ëndrra që kanë të bëjnë me shtatzëninë? Athena Laz jep një shpjegim të detajuar për këtë si autore e një libri që ka të bëjë pikërisht me ëndrrat që shohim. Sipas saj, një ëndërr e tillë nuk do të thotë se ju jeni shtatzënë, por patjetër sinjalizon diçka.

Ëndrrat për shtatzëninë mund të kenë interpretime të ndryshme në varësi të kontekstit dhe përvojave personale.

Më poshtë disa kuptime të mundshme:

Çfarë do të thotë një ëndërr shtatzënie kur nuk jeni shtatzënë?

Kjo është një thirrje për ndryshim! Në përgjithësi, të ëndërrosh për shtatzëninë kur nuk je në të vërtetë shtatzënë mund të pasqyrojë rritjen personale, transformimin ose pritjen e një ndryshimi ose ngjarjeje të rëndësishme të jetës.


Ëndrrat e shtatzënisë mund të simbolizojnë gjithashtu një dëshirë për fillime të reja, kreativitet ose zhvillimin e një ideje të rëndësishme dhe kuptimplotë.

Është gjithashtu e rëndësishme të merren parasysh detajet dhe emocionet specifike brenda ëndrrës për ta kuptuar më mirë.

Çfarë do të thotë një ëndërr ku ti merr vesh se je shtatzënë?

Kjo shihet si një shenjë pozitive e fertilitetit. Po ashtu është një shenjë se ju jeni të përgatitura për një situatë të re në jetën tuaj. Dhe kjo situatë mund të jetë dhe të bëheni nënë.

Nga ana tjetër, nëse keni qenë të lumtur gjatë ëndrrës, atëherë kjo mund të tregojë se jeni në një fazë produktive, gati për të sjellë diçka të re në botë.

Athena shpjegon për “Today” se shumë gra shohin ëndrra të tilla, por përjetimet janë të ndryshme.

Po në rast se sjell në jetë një fëmijë, në ëndërr?

Një ëndërr si kjo ka të bëjë me një ide biznesi, frymëzim pune ose thjesht një mënyrë e re e të menduarit. Pra një “bebe e porsalindur” në ëndërr përkthehet në një “projekt” tuajin për të cilin  keni punuar gjatë.

Padyshim, siç thotë dhe analistja, në fund fare ëndrra të tilla shohin dhe ato vajza që janë në një fazë dëshpëruese për të pasur fëmijë dhe ndoshta nuk po munden dot.