Sot, 28 vite nga sulmi serb në familjen Jashari
22 Janar 2026, 11:56 / JETË

Sot shënohet 28-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz.
Atë ditë, më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes “Jashari”, forca të policisë serbe iu drejtuan Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.
Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.
Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

