Sot në Vlorë/ Çifti gjerman xhiro nëpër botë me biçikleta, kanë përshkruar 4 mijë e 300 km për dy vite

10 Shtator 2023, 16:05 / JETË ALFA PRESS

Sot në Vlorë/ Çifti gjerman xhiro nëpër botë me

Ky çift i ri nga Gjermania ka përshkruar afro 4300 kilometra rrugë me biçikletë.

Aventurën “Bike packing” e nisën dy vite më parë dhe sot ndodhen në fshatin Kaninë në Vlorë.

Ata thonë se deri më tani kanë eksploruar Spanjën, Zvicrën dhe Italinë, ndërsa po vijojnë rrugëtimin në Shqipëri.

“Jam Franci vij nga Gjermania ,po udhëtojmë me biçikletë prej dy vjetësh, në 2021 u nisëm nga Gjermania jugore, shkuam në Zvicer, Spanjën veriore  dhe  jetuam një vit e pak në një fshat ekologjik, pastaj Itali dhe prej disa javësh ndodhemi në Shqipëri”, shprehet vajza.

“Jam 35 vjeç. Me të dashurën time kemi dy vjet që po bëjmë “ bike packing”, pra jetojmë dhe udhëtojmë me biçikletat tona! Është pak e vështirë pasi janë gati 40 kg mbi biçikletat tona dhe kur terreni është i vështirë, na duhet të shtyjmë me krahë biçikletat, pasi ato s’janë elektrike”, shprehet djali.

Për çiftin kjo aventurë është e kombinuar dhe me qëndrime disa mujore në zona të ndryshme.

“Do të eksplorojmë jugun e Shqipërisë e më pas do të shkojmë drejt Greqisë ku dhe do të kalojmë muajt e dimrit”, u shpreh vajza.

“Është një eksperiencë e bukur pasi shijojmë pamje fantastike që nga majat e maleve e deri tek brigjet bregdetare! Çdo gjë që na duhet e kemi në biçikletat tona pra biçikleta është shtëpia jonë”, shprehet djali.