Aksidentohen dy makina në Pejë, plagosen 7 persona

27 Qershor 2025, 00:07 / KOSOVA ALFA PRESS

Aksidentohen dy makina në Pejë, plagosen 7 persona

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vitomiricë të Pejës.

Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Lajmin e konfirmoi Driton Rugova, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.

Sipas Rugovës aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:25.

Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë. Në këtë aksident janë përfshirë dy makina.

7 të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

 

Po ndodh...