Ferrari zbarkon në Austri, Vasër: Është një nga garat më spektakolare

27 Qershor 2025, 00:05 / SPORT ALFA PRESS

Ferrari zbarkon në Austri, Vasër: Është një nga garat

Pas Kanadasë, Kampionati Botëror i Formulës 1 rikthehet në Europë me një dopietë garash radhazi, këtë fundjavë në Austri dhe javën e ardhshme në Britaninë e Madhe. Eventi i parë sheh ekipe dhe pilotë në skenë në Spielberg, disa kilometra larg Gracit.

Për herë të dytë këtë sezon, Ferrari do të jetë i pranishëm në fundjavë me tre pilotë. Dino Beganoviç, një suedez i ri nga Akademia Maranelos, i cili kishte zbritur në pistë në sesionin e parë të provave të lira në Bahrejn në vend të Sharl Lëklerkut, do të kthehet në timonin e SF-25 të monegaskut në seancën e mëngjesit të së premtes.

Në prag të garës në Austri ka folur drejtori i Ferrarit, Fred Vasër, i cili e komentoi kështu këtë event: “Cirkuiti në Spielberg përfundohet në pak më shumë se një minutë, që do të thotë se boshllëqet janë shumë të vogla dhe se edhe disa të mijtat mund të bëjnë një ndryshim të madh. Të qenit në gjendje të bashkojmë të gjithë elementët do të jetë thelbësore.

Fakti që shtatë nga dhjetë kthesat janë djathtas, të kombinuara me ndryshimet e rëndësishme në pjerrësi, e bëjnë sfidën edhe më të vështirë”, deklaroi drejtori i ekipit të Ferrarit, i cili më pas tha:

“Ne kemi punuar intensivisht në Maranelo me qëllim kombinimin e të gjithë faktorëve të nevojshëm për të arritur performancën më të mirë. Sharl, Luis dhe i gjithë ekipi janë të vendosur të bëjnë më të mirën në një pistë që shpesh prodhon një nga garat më spektakolare të sezonit”, u shpreh Frederik Vasër.

 

Po ndodh...