Albin Kurti uron Kurban Bajramin për të gjithë shqiptarët: Një festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar vlerat shoqërore dhe humane që përfaqëson kjo ditë e shenjtë.
Në një mesazh të publikuar në Facebook, ai ka theksuar rëndësinë e zemërgjerësisë dhe ndarjes së gjërave me të tjerët, si dhe angazhimin për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.
“Kjo festë është një kujtesë për ne që të jetojmë në harmoni, duke ndarë dashurinë dhe begatinë me njëri-tjetrin,” u shpreh Kurti. Ai theksoi se Kurban Bajrami është gjithashtu një thirrje për përkushtim ndaj barazisë, ku çdo anëtar i shoqërisë gëzon mirëqenie dhe siguri.
Kurti uroi që festa t’i gjejë qytetarët pranë familjes dhe të dashurve, me tryeza të mbushura dhe zemra të hapura. “Uroj që kjo ditë t’ju sjellë mirësi, shëndet dhe lumturi – sot dhe gjithmonë,” përfundoi ai urimin e tij.
-
-
Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 08:58
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


