"Amerika dënon sulmin në Ibër Lepenc, Hovenier: I kemi ofruar mbështetjen e plotë Qeverisë së Kosovës

29 Nëntor 2024, 23:48 / KOSOVA ALFA PRESS

"Amerika dënon sulmin në Ibër Lepenc, Hovenier: I kemi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja e dënon fuqishëm shpërthimin që ndodhi në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.

Në një reagim në platformën X, ai ka thënë se janë duke e monitoruar nga afër situatën dhe se e mbështesin një hetim të plotë dhe i kanë ofruar mbështetje Qeverisë së Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë fuqishëm sulmin e 29 nëntorit në infrastrukturën kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal të ujit në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës”, ka pohuar Hovenier.

“Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës”, shtoi ambasadori amerikan.

 

Po ndodh...