Biden thirrje nga Varshava për ndryshimin e regjimit në Rusi

26 Mars 2022, 19:08 / KOSOVA ALFA PRESS

Biden thirrje nga Varshava për ndryshimin e regjimit në Rusi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Joe Biden ka thënë ditën e shtunë se presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të jetë më udhëheqësi i vendit të tij.

"Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet," tha Biden në përfundim të një fjalimi të mbajtur në Kështjellën Mbretërore në Varshavë.

Kjo deklaratë e Biden ishte në një pikëpamje shumë më të largët dhe jep një mesazh dhe një pasqyron një ndryshim të rëndësishëm në qasjen amerikane ndaj Moskës. Më herët zyrtarët amerikanë janë shprehur se largimi i Putinit nga pushteti nuk ishte qëllimi i tyre.

"Për ne, nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Populli rus duhet të vendosë se kush dëshiron t'i udhëheqë," tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në fillim të këtij muaji.

Përgjigja e Kremlinit: "Kjo nuk duhet të vendoset nga zoti Biden," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. "Kjo duhet të jetë vetëm një zgjedhje e popullit të Federatës Ruse."

 

Po ndodh...

ide