E rëndë/ Coptoi me sharrë elektrike nusen e djalit me dy fëmijë të mitur, masa që u mor për vjehrrin.....

17 Mars 2023, 10:33 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

E rëndë/ Coptoi me sharrë elektrike nusen e djalit me dy

Fehmi Adsız, turku i cili dy vjet më parë vrau në mënyrë makabër me sharrë elektrike nusen e djalit, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Adsız, 65 vjeçar asokohe, pati një debat verbal me nusen e djalit të tij, Ayat Adsız, e cila ishte nënë e dy fëmijëve, ndërsa djali i tij nuk ishte në shtëpi.


Por, debati mes tyre agrovoi në dhunë fizike duke bërë që Adiz ta godiste me thikë nusen e të birit, duke e lënë të plagosur.


Pasi Ayat Adsız ndërroi jetë, 65-vjeçari nuk u mjaftua me kaq, por e coptoi me një sharrë elektrike trupin e viktimës.

Ai i mblodhi disa nga pjesët e trupit të nuses dhe i hodhi në një kosh mbeturinash pranë shtëpisë së tij. Ndërkohë që në momentin kur po fuste në makinëpjesët e mbetura të trupit, ai u zbulua nga bashkëshortja e tij e cila zbuloi krimin e rëndë.

Pas denoncimit në polici nga bashkëshortja hetuesit zbuluan ngjarjen e rëndë, e cila bër arrestimin e menjëhershëm të Adsiz.

Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Adsiz tha se ai dhe nusja e tij kishin një marrëdhënie shumë të keqe dhe se nuk shkonin mirë, ndaj kjo ishte arsyeja se përse ai e kishte vrarë.

Togat e zeza vendosën të enjten dënimin e tij me burgem të përjetshëm.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128