
E rëndë në Kosovë, aksidentohet autobusi me nxënës shkolle

Një aksident tragjik ka ndodhur në afërsi të fshatit Galicë, në Vushtrri, ku një autobus që po transportonte nxënës ka dalë nga rruga.
Sipas informacionit të policisë, aksidenti ka rezultuar me vdekjen e shoferit, 59-vjeçar, ndërsa 7 nxënës kanë mbetur të lënduar.
Në hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, policia ka bërë të ditur se dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë pakujdesia e shoferit dhe mos-përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Ndërkohë, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar në Facebook duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjen e shoferit që humbi jetën, si dhe ka shprehur shqetësimin e tij për këtë ngjarje tragjike.
Autoritetet lokale dhe ekipet mjekësore kanë arritur shpejt në vendngjarje dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme për nxënësit të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim në spital.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128