Haradinaj: Kurti, një hajvan politik/ AAK i bën thirrje partive të tjera të bashkohen

10 Shkurt 2025, 16:11 / KOSOVA ALFA PRESS

Haradinaj: Kurti, një hajvan politik/ AAK i bën thirrje partive

“Jo koalicion me Kurtin”. Keshtu ka deklaruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e refuzuar kategorikisht nje koalicion te mundshem me Lëvizjen Vetëvendosje.  Ai theksoi se pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para me 41 për qind të votave, opozita mund të formojë qeverinë.

“Është në nderin tim të ndihmoj një qeveri të opozitës. Assesi me Vetëvendosjen dhe zotëri Kurti… Me kënaqësi kishim bashkëpunu me subjektet politike opozitare shqiptare për të krijuar shumicën. Kjo është e mundshme nëse kemi gatishmëri dhe jemi të gatshëm për këtë pa asnjë kusht”.

Gjithashtu, Kreu i AAK-së nuk la pa iu kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë deklarimeve të djeshme të Albin Kurtit, I cili iu drejtua opozitës si “hajvana” gjate festimeve pas rezultateve paraprake.

“Ai epitet i shkon atij. Ma hajvan se një kryeministër që pas katër vite në qeverisje ka treguar vica të gjithë fushatën. Ai s’ka treguar një plan konkret dhe s’ka të arritura, por fatkeqësisht ky është realiteti ynë. Qytetarët e Kosovës edhe dje kanë mundur të shohin se kush është ai. Një kryeministër që s’ka mbërritur një rezultat të pritur. Edhe unë s’e kam mbërritur rezultatin e pritur, por e dini ju gjuhën time mbrëmë. Është hera e parë që po përdori një gjuhë të tillë, por si kundërpërgjigje të tij… Ai pse s’ka fitu me dal ashtu të fyjë, bërtit dhe shohim se kemi të bëjmë me një njeri që vërtet është hajvan. Te ne thonë se ‘me i thënë hajvan atij po i hy në hak hajvanëve’”, theksoi Haradinaj.

Ramush Haradinaj me koalicionin e tij AAK-NISMA ka marre me pak  mbeshteteje se ne zgjedhjet e kaluara , ai tha ne konferencë për median te henen se nuk ishte I kenqaur me rezultatin dhe se do të reflektojnë për këtë rezultat.

“E pranoj që rezultati nuk është i mirë. Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat. Gjithsesi që do të reflektojmë, unë dhe Aleanca për këtë rezultat i cili nuk është i mirë dhe për fat të keq nuk është i mjaftueshëm me ndihmu Kosovën për këto procese që i kemi para vetës. Ne do të vazhdojmë këtë rrugëtim për me i dhënë Kosovës qeverinë opozitare edhe në këtë rrethanë çfarë jemi. Kisha pas dëshirë që Kosova me pas një rezultat më të mirë të opozitës, megjithatë e vërteta është se opozita ka fituar shumicën e votave krahasuar me partinë në pushtet. Ajo edhe pse katër vite e pak në qeverisje nuk arriti të mbajë votat e veta por humbi një numër të konsiderueshëm të votave të qytetarëve. Kjo është porosi për ne të tjerët që të vazhdojmë rrugën tonë për të ndryshuar qeverinë e vendit”, tha ai.

 

Po ndodh...