I biri humbi jetën pas rrëzimit të avionit ushtarak në detin Jon, babai: Kur dëgjova lajmin e kuptova se ishte djali im

Babai i një prej ushtarakëve që humbi jetën pas rrëzimit të avionit ushtarak në ujërat detare të Jonit në territorin grek, ka thyer heshtjen. I ati i Marios, Michael Turoutsikas, Kostas, pohoi se sapo mori vesh që një avion ushtarak ishte rrëzuar, instinktivisht i kishte shkuar mendja tek djali i tij.
Duke folur për SKAI-n se ai tha se djali i tij nuk do të donte të quhej “hero” dhe kërkoi që njerëzit të mos e kujtojnë më në këtë mënyrë. Njëkohësisht ai foli për dashurinë e të birit për aviacionin, ndërsa tha se në vizitën që priti dje nga shefat e Forcave të Armatosura nuk i shpjeguan rrethanat e aksidentit teksa presin përfundimin. Por, siç theksoi ai, është gjëja e fundit që dëshiron të dijë.
“Kur dëgjuam se kishte rënë një avion, instiktivisht e kuptova se ishte djali im”, ndërsa tregoi se modeli i djalit të tij ishte Konstantinos Iliakis, i cili humbi jetën në Egje më 23 maj 2006, pas një manovre të gabuar nga një pilot turk.
-
-
Rritet bilanci, 100 të vdekur nga sulmi në xhaminë pakistaneze
1 Shkurt, 08:13
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


