
“Jam i sigurt që do të ketë vendim pozitiv”, deputeti ukrainas flet shqip në KiE: Kosova është Evropë!

Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) ku po diskutohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në KiE, mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Dua të përgëzoj Kosovën. Jam i sigurt që do të ketë vendim pozitiv dhe Kosova e meriton 100 për qind. Është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë ne. Sepse, bota e lirë duhet të bëhet bashkë. Bota e lirë duhet të jetë e bashkuar. Tiranitë e perandoritë po përpiqen të bëjnë hakmarrje. Shikojeni çfarë po ndodh. Putini po përpiqet ta rindërtojë perandorinë ruse… Shikoni çfarë po ndodh në Ballkan, ku Rusia po përpiqet t’i hedhë benzinë zjarrit, të ketë luftëra të tjera. Ky hap është kundër kësaj… Kosova duhet të jetë anëtare e KiE, anëtare e BE-së. Kosova është Evropë dhe kjo është e vërtetë”, ka thënë Goncharenko sipas raportimit të mediave në Kosovë.
Deputeti ukrainas në fund të fjalës së tij ka pasur edhe disa fjalë për Serbinë, duke i bërë thirrje t’i shkëpusë lidhjet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128