Jamie Shea: Veriu çështje e brendshme e Kosovës, punoni me BE-në e SHBA-në dhe mos e humbni besimin

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë tha një intervistë për Euronews Albania se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme.
Ai e cilësoi këtë veprim mbireagim të papranueshëm nga Beogradi, për diçka që siç tha është çështje e brendshme e Kosovës.
“Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Mesazhi im është që: Kosovë, puno bashkë me BE dhe SHBA! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë”, tha ai./ Alfapress.al
-
Skemë sportive 4 qershor
4 Qershor, 16:39 -
-
Si gjenetika përcakton zgjedhjet tona të jetës
4 Qershor, 15:23 -
Pak protestues, ditë e qetë në veri të Kosovës
4 Qershor, 15:02
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




