Kartolina prekëse e Mbretit Charles në arkivolin e Elizabeth dhe lulja e veçantë në kurorë

19 Shtator 2022, 14:57 / KOSOVA ALFA PRESS

Kartolina prekëse e Mbretit Charles në arkivolin e Elizabeth dhe lulja

Mbretëreshës Elizabeth po i jepet lamtumira nga të afërmit e saj më të afërt me Mbretin Charles në krye që shfaqet i shkatërruar në Westminster Abbey.

Djali i mbretëreshës së ndjerë, ka shkruar një kartolinë në arkivolin e saj: “Në kujtim të nënës sime të dashur dhe të përkushtuar. Charles”.

Përveç kësaj, sipas BBC-së, kurora në arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth, me kërkesë të mbretit Charles, përmban gjethe rozmarine dhe lisi, të cilat janë prerë nga një bimë e rritur nga mërsina që ishte në buqetën e dasmës së mbretëreshës.Nuk mungojnë edhe lulet, në nuancat e floririt dhe rozë të prera nga kopshtet e rezidencave mbretërore.

Kartolina prekëse e Mbretit Charles në arkivolin e Elizabeth dhe lulja

 

Po ndodh...

ide