
Këshilli i Sigurimit në OKB diskuton sot për Kosovën, presidentja Osmani përballet me Vuçiç

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila mbahet në orën 16:00.
Në seancën e KS të OKB-së, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.
Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Osmani, i ka ftuar qytetarët që të përgatiten për përballjen Osmani-Vuçiç në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Ai shkruan se presidentja Osmani përfaqëson demokracinë dhe lirinë ndërsa Vuçiq “mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”. “Në orën 16:00 në KS të OKB-së, përgatituni për një përballje mes dy forcave dhe ideologjive të kundërta: Presidentes të Kosovës, që përfaqëson demokracinë dhe lirinë, kundrejt Presidentit të Serbisë që mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”, ka shkruar Sadriu në “X”.
Tomorrow at 16:00 CET at the UNSC ????????, brace yourselves for a showdown between two contrasting forces and ideologies: Kosovo's President ????????, championing democracy and freedom, versus serbia's President embodying autocracy and a genocidal regime. pic.twitter.com/OrXGaIFjx2
— Prindon Sadriu ???????? (@PrindonSadriu) April 21, 2024
-
Kulluri rendit shkaqet: Ja pse po shpopullohet Shqipëria
22 Prill, 07:51 -
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128