Kurti dhe Vuçiç takohen nesër me shefen e diplomacisë së BE-së
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kalla, do të takohet nesër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Alibin Kurti. L
ajmin e bëri me dije zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper duke shtuar se takimi nuk ka të bëjë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Takimi ka shumë gjasa që të ketë në vëmendje shpërthimin e ndodhur në Zubin Potok, ku aktualisht është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të kanalit Ibër - Lepenac. Sipas saj, EULEX- i nuk ka mandat ekzekutiv për të kryer hetime, por vetëm për të monitoruar situatën.
"Ne kemi nevojë për bashkëpunim nga të dyja palët. E patë reagimin e përfaqësueses së lartë për atë sulm dhe si do ta trajtojmë ne çështjen",- tha zëdhënësja, raporton "Zëri".
ide
Me zgjedhjen e Donald Trump, PD nuk ka më alibi
Demokracia do të triumfojë mbi autokracinë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128