Lajçak dhe Escobar vizitë në Kosovë e Serbi për uljen e tensioneve në veri
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano bën me dije se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë të hënë dhe të martën në Prishtinë dhe Serbi, ku do të angazhohen për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.
Për mediat, Stano ka thënë se përfaqësuesi i BE-së dhe ai i ShBA-ve, të hënën do të jenë në Kosovë.
“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës. Përshëndetjet më të mira”, tha Stano.
Ndërkohë, sipas burimeve, Lajçak dhe Escobar do të zhvillojnë një vizitë edhe në veri të vendit./ KosovaPress
-
Skemë sportive 3 qershor
3 Qershor, 16:49 -
-
Pesë kategoritë që e kanë "detyrim-përcaktim", të sulmojnë SPAK!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128