Mbështetësit “japin jetën” për ish-kryeministrin palestinez/ Bomba benzine dhe të shtëna ndaj policisë

18 Mars 2023, 20:57 / KOSOVA ALFA PRESS

Mbështetësit “japin jetën” për ish-kryeministrin

Bomba benzine dhe gurë janë hedhur në drejtim të policisë në Pakistan, ndërsa ata bastisnin shtëpinë e ish-kryeministrit Imran Khan, gjatë së cilës u qëlluan edhe me të shtëna.

Oficerët u përgjigjën me gaz lotsjellës ndërsa u përleshën me mbështetësit e dhunshëm të politikanit në qytetin lindor të Lahore të shtunën dhe arrestuan më shumë se 60 persona.

Gjatë operacionit, një burrë në çatinë e kompleksit të gjerë hapi zjarr.

Të paktën tre policë u plagosën.

Komandanti i lartë Suhail Sukhera tha se forcat e sigurisë duhej të hiqnin barrikadat e ngritura nga anëtarët e partisë Tehreek-e-Insaf të zotit Khan. Ai tha se ata bllokuan korsitë përreth pronës me blloqe betoni, pemë të prera, tenda dhe një kamion të parkuar.

Pasi hapi derën kryesore të rezidencës kryesore, policia tha se gjeti maska, shishe të mbushura me benzinë, shufra hekuri dhe shkopinj të përdorur në sulmet ndaj policisë gjatë javës së kaluar.

Khan nuk ishte në shtëpi, pasi kishte udhëtuar në Islamabad për t’u paraqitur para një gjykate për t’u përballur me akuzat për korrupsion. Gjykata e shtyu atë seancë deri më 30 mars.

Për shkak të dhunës jashtë ndërtesës së gjyqësorit midis policisë dhe mbështetësve të Khan, ai nuk mundi të arrinte në sallën e gjyqit dhe kështu u lejua të firmoste praninë e tij nga automjeti i tij.

Një gjykatë e lartë të premten kishte pezulluar urdhrin e arrestit të Khan, duke i dhënë atij një afat për të udhëtuar në gjykatë pa u ndalur. Ai ishte strehuar në shtëpinë e tij në Lahore që nga e marta, pasi nuk u paraqit në një seancë të mëparshme për këtë çështje.

Mbështetësit e tij ishin përplasur me policinë për dy ditë për ta mbrojtur nga arrestimi.

Gjatë udhëtimit të tij në Islamabad, Khan tha në një video-mesazh se qeveria kishte planifikuar ndalimin e tij pavarësisht se ai udhëtoi për në seancë.

Ai tha se policia kishte hyrë në shtëpinë e tij ndërsa gruaja e tij ishte vetëm atje. Ai dënoi veprimet e policisë dhe kërkoi që përgjegjësit të ndiqen penalisht.

Khan, 70 vjeç, tani në opozitë, u rrëzua në një votë mosbesimi në parlament prillin e kaluar. Ai akuzohet se ka shitur dhurata shtetërore gjatë kohës që ishte në detyrë dhe ka fshehur pasurinë e tij. Është një nga një seri rastesh me të cilat ish-ylli i kriketit është përballur që nga rrëzimi i tij. Ai gjithashtu ka pohuar se largimi i tij nga pushteti ishte pjesë e një komploti nga pasardhësi i tij, kryeministri Shahbaz Sharif , dhe SHBA.

Si Uashingtoni ashtu edhe qeveria e Sharifit i kanë mohuar akuzat.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128