Ndikimi rus dhe kërcënimi i stabiliteteit në rajon, Stoltenberg mbërrin në Kosovë

20 Nëntor 2023, 16:51 / KOSOVA ALFA PRESS

Ndikimi rus dhe kërcënimi i stabiliteteit në rajon, Stoltenberg

Në kuadër të turit Ballkanik të nisur këtë të martë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbërriti në Prishtinë, ku zhvilloi një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Në kuadër të zhvillimeve në rajon, me interes të lartë pritet dhe konferenca e përbashkët për shtyp e kreut të NATO-s dhe presidentes së Kosovës.

Gjatë vizitës në Sarajevë mëngjesin e të hënës, Stoltenberg shprehu shqetësimet e aleancës për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se aleanca veri-atlantike ndihet e shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe me ndikimi rus në rajon.

“Ajo kërcënon minimin e stabilitetit dhe dobësimin e reformave. Të gjithë liderët duhet të punojnë për të ecur përpara. Për ne është tejet me rëndësi dhe ne jemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni, dhe vendit tuaj i cili ka shumë rëndësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj ne po e thellojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin tonë praktik”, tha Stoltenberg në Sarajevë.