Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 23-të për konstituimin e Kuvendit

29 Maj 2025, 09:38 / KOSOVA ALFA PRESS

Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 23-të për

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për vazhdimin e 23-të të seancës konstituive të nisur më 15 prill.

Vazhdimi i seancës i mbajtur të martën është ndërprerë menjëherë pasi nuk është votuar formimi i Komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhje të kryeparlamentarit. Ka 14-të seanca për të formuar këtë komision.

Të pranishëm në sallë kanë qenë 109 deputetë nga 120. Prej tyre, 55 kanë marrë pjesë në votim. Sipas Koha.net, 54 kanë votuar pro formimit të komisionit zgjedhor që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë të kryeparlamentarit, ndërsa një kundër.

Pas dështimit përfaqësues të partive politike kanë fajësuar njëri-tjetrit teksa asnjëri nuk e ka marrë përgjegjësinë për ngërçin e krijuar.

 

Po ndodh...