
Osmani pret komandantin e KFOR-it: Stabiliteti në Kosovë, faktor kyç për sigurinë e rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani.
Sipas një njoftimi nga Presidenca, duke e vlerësuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë, Presidentja Osmani nënvizoi se stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor.
Presidentja Osmani po ashtu theksoi se kontinenti ynë po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët tanë.
Në takim u diskutua gjithashtu për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në vendin tonë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128