Përmbytjet katastrofike në Libi, rritet frika për përhapjen e epidemive mes njerëzve

Punonjësit e shpëtimit në qytetin e shkatërruar libian Derna kanë bërë apel për më shumë ndihmë pasi përmbytjet katastrofike shkaktuan mijëra viktima. Rreth 20,000 njerëz dyshohet se kanë vdekur.
“Ne në të vërtetë kemi nevojë për ekipe të specializuara në gjetjen e trupave,” tha kryetari i bashkisë Derna, Abdulmenam al-Ghaithi.
“Kam frikë se në qytet do të përhapet një epidemi për shkak të numrit të madh të trupave nën rrënoja dhe në ujë.”
“Trupat janë kudo, brenda shtëpive, rrugëve, në det. Kudo që të shkoni, do të shihni burra, gra dhe fëmijë të vdekur”, tha Emad al-Falah, një punonjës ndihme nga Bengazi, për Associated Press përmes telefonit nga Derna.
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur nga Egjipti, Tunizia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe Katari, tha kryebashkiaku al-Ghaithi.
-
Daily Mail: Shqipëria mes katër vendeve më të lira në Europë për pushime
14 Shtator, 08:49
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

