Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pagave

1 Shkurt 2023, 14:29 / KOSOVA ALFA PRESS

Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pagave

Pas miratimit të vlerës së koeficientit për pagat në sektorin publik, kryeministri Albin Kurti ka shkruar se ka barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve.

“Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit”, shkruan Kurti.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është propozuar koeficineti për pagat në sektorin publik në vlerë prej 105 euro për 2023, ndërsa për vitin 2024 koeficienti pritet të ketë vlerën 110 euro. Dallimi në paga në sektorin e shëndetësisë para dhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Paga dhe koeficientit 105 Euro.