Rusia do të shpallë armëpushim rreth fabrikës së çelikut në Azovstal

19 Prill 2022, 21:54 / KOSOVA ALFA PRESS

Rusia do të shpallë armëpushim rreth fabrikës së

Një armëpushim është propozuar të mërkurën në zonën përreth fabrikës së çelikut dhe hekurit në zonën e Azovstal në qytetin jugor të Mariupol.
 
Lajmin e ka bërë të ditur ministria ruse për agjencinë e lajmeve Reuters. Trupat ruse do të respektojnë një armëpushim në Azovstal ndërsa propozimi është në fuqi nga ora 14:00 me orën e Moskës (11:00 GMT) më 20 prill, tha ministria.
Nga ana tjetër ende nuk kemi një reagim zyrtar nga Ukraina mbi propozimin.
 Zona është kthyer në një  nga fushë betejat  kyçe në Ukrainën jugore dhe kuptohet se pjesa tjetër e forcave mbrojtëse të qytetit po qëndrojnë në bunkerë të nëndheshëm.
 Raportet thonë se 1000 civilë janë gjithashtu të pranishëm, megjithëse media shtetërore ruse pretendoi në orët e fundit se rreth 120 ishin arratisur përmes korridoreve humanitare të martën.

 

Po ndodh...

ide